Për blogun

Kliko për më shumë

Ky blog i dedikohet nënave dhe fëmijëve  

Unë jam Dea Venhari Dragaj, krijuese e blogut Mamadeus. Jam e martuar me Kastrin dhe më 25 mars 2016  jemi bërë prindër të Anikës (të cilën për lazdrim e thërrasim Qupi). 8 orë të ditës i kaloj në punë, përderisa Qupi është në kopsht, ndërsa 16 orët që më mbesin prej ditës, mundohem të kënaqem sa më shumë me atë që më ka ofruar jeta. 

Shtatzëninë dhe lindjen e Qupit e kam shijuar në çdo sekond dhe çdo detaj. Përvoja që e kam fituar gjatë këtyre dy vjetëve është e pakrahasueshme, prandaj e kam ndjerë nevojën që të gjitha hapat në të cilat Qupi dhe unë kalojmë, t’i ndaj në blogun tim që i dedikohet të qenurit nënë. Mamadeus është blog në gjuhën shqipe me këtë qëllim dhe shpresoj që edhe shumë nëna tjera të inspirohen për të shkruar blog, pasi që edhe nënat kanë nevojë për të bërë gjëra argëtuese!

Ju ftoj t’i shikoni fotografitë dhe t’i lexoni postimet në kategori të ndryshme, për të shijuar pak nga përvoja ime më e bukur e jetës!

Puthje,
Dea & Qupi

 

Advertisements