Jeta

Kur e rekomandoj të bëni testin NIFTY?

A ka moment më të bukur se kur e sheh për herë të parë fytyrën e fëmijës tënd në ultrazë? 😍⠀

Moment tjetër i rëndësishëm është kur mjeku/ja ju thotë se fëmija është i shëndoshë dhe pritet një shtatzani e mbarë. Por, pas një aborti, sado shpesh që e dëgjon fjalinë “fëmija është mirë”, asgje nuk mjafton për ta larguar frikën, stresin dhe ankthin e pritjes së bebes. Kam qenë vajza dhe gruaja më e relaksuar në botë deri në shtatzaninë pas abortit. Sado që e ndjeja veten të shëndetshme, asgjë nuk ma largonte mendimin se diçka e keqe mund të ndodhë. Kush e ka provuar vetë e di se çfarë force nevojitet për ta tejkaluar traumën në këto raste – definitivisht nuk mjafton vetëm një pamje e bebes në ultrazë.

Ajo që do të duhej të ishte periudha më e bukur e jetës shndërrohet në ditë plot ankth e netë pa gjumë. Unë e di si është të biesh në gjumë cdo natë me frikën se të nesërmen nuk do ta kesh më beben që po e mban në bark. Por, të gjitha mund të tejkalohen kur nëna është në kontakt me profesionistë të cilët angazhohen si për shëndetin e foshnjës ashtu edhe për atë të nënës, edhe në aspektin psiqik!⠀

Cfarë është testi NIFTY dhe kush rekomandohet ta bëjë?

NIFTY në krahasim me amniocentezën apo procedurat e tjera invazive, është një test plotësisht i sigurt, si për shtatzënën ashtu edhe për foshnjën. Për shkak të procedurs joinvazive të testimit, nuk ekziston rreziku nga aborti. Dihet se veprimet invazive bartin në vete edhe rreziqe nga aborti spontan, lindja e parakohshme, gjakderdhja…, testi NIFY është plotësisht i sigurt.

Testin NIFTY rekomandohet ta bëjnë gratë shtatzëna mbi moshën 35 vjece, gratë shtatzëna të cilat kanë histori të aborteve të shpeshta ose histori të shtatzënive me anomali vetë ose në familjen e tyre, si dhe patjetër duhet të bëhet në rastet kur rekomandohet nga mjeku.

Mënyra e thjeshtë e testimit

Mënyra e testimit joinvaziv do të thotë se nuk ka nevojë për intervenim në trupin e shtatzënës. Kryhet thjesht me marrjen e mostrës së gjakut nga vena e shtatzënës në sasi prej 10 ml, si dhe te mënyrat e rëndomta të nxjerrjes së gjakut në laborator. Gjaku i shtatzënës përmban në vete ADN-në e frytit. Me ndihmën e teknologjisë më moderne të sekventimit gjenetik dhe algoritmet më të avancuara bioinformatike kryhet analiza e ADN-së së frytit. Rezultati është analiza kromozomale e frytit ku mund të zbulojmë parregullsitë e mundshme.

Testi NIFTY u mundëson prindërve të ardhshëm të vërtetojnë gjendjen shëndetësore të foshnjës së tyre derisa është akoma në bark, dhe kështu munden të qetë të kalojnë shtatzëninë dhe përgatitjen për lindje, në të njëjtën kohë shtatzënave u mundësohet të shmangin veprimet e panevojshme invazive siç është amniocenteza, apo rreziqet dhe problemet tjera që mund të vijnë nga kjo.

Shtatzënat, të cilat deri më tani e kanë bërë NIFTY, kanë qenë të kënaqura me veprimin e thjeshtë dhe të shpejtë të cilin e mundëson NIFTY dhe rezultatet e shpejta të cilat janë të qasshme në afat prej 6-8 ditë.

NIFTY është zgjedhja më e sigurt kur të vendosni për testimin prenatal dhe investim i ëndrrës së qetë. Informatat për shëndetin e fëmijës tuaj akoma të palindur kanë një vlerë të pakrahasueshme për ju dhe fëmijën tuaj. Kur janë rezultatet e shkëlqyeshme e kaloni qetë shtatzëninë, në rast të konstatimit të çrregullimit kromozomal keni kohë për përgatitje fizike dhe psikike si dhe keni rast të hulumtoni mundësinë të cilën mjekësia moderne e ofron për fëmijën tuaj.

Prandaj, të gjitha shoqeve të mija të cilat kanë dyshime për zhvillimin e foshnjes gjatë shtatzanisë, unë iu rekomandoj të bëjnë Testin Prenatal NIFTY. Siguria dhe lehtësimi që e fiton pas marrjes se rezultatit, nuk ka çmim! Pritja e bebes bëhet njëmend pritje e ëmbël kur largohen mendimet negative dhe dyshimet.⠀

Qofshin me shëndet të plotë të gjitha bebet dhe nënat

Leave a Reply

%d bloggers like this: