Jeta

Përdorimi i cucllës mashtruese tek bebet

për përdorimin e cucllës mashtruese, si për të gjitha temat tjera të prindërimit ka teori të ndryshme, debate të shumta të bazuara në mite dhe tregime reale e fiktive, të cilat vetëm sa i konfuzojnë prindërit më shumë. Unë vajzës së parë nuk i kam ofruar mashtruese, por për vajzën e dytë po mundohem të gjej mënyra që e qetësojnë më lehtë dhe më shpejt, andaj ia jap cucllën mashtruese. Një arsye tjetër është instinkti i fëmijës që të thithë. Zakonisht kur e shohim një foshnje duke e thithur dorën e vet, mendojmë se është i/e uritur. Por, thithja është instinkt me të cilin lindin bebet, për këtë arsye në shumë raste fëmija është i ngopur me qumësht por vazhdon të ketë nevojë të thithë dhe në këtë rast hyn në funksion mashtruesja.

Përderisa arsyet pse nënat nuk preferojnë t’ia japin mashtruesen bebes i dimë të gjithë (mjafton të dal nga dera e shtëpisë me Junën me mashtruese dhe vërshojnë komentet e grave në rrugë), unë po ju tregoj disa arsye pse ekspertët dhe nënat në mbarë botën e rekomandojnë përdorimin e mashtrueses:

  • Cuclla mashtruese mund ta qetësojë beben kur ajo është e ngopur me qumësht, e ka pelenën e pastër, temperaturën normale dhe sërish qanë.
  • Mashtruesja mund të përdoret si shpërqendrim i përkohshëm kur bebes nuk i pëlqen vetura, të ulet në karrocë, apo kur e dërgoni për vaksinë ose analiza të gjakut.
  • Cuclla mashtruese e ndihmon fëmijën që të flejë më shpejt.
  • Thithja e cucllës mashtruese e parandalon mbylljen e veshëve të bebes gjatë fluturimit me aeroplan.
  • Cuclla mashtruese parandalon vdekjen e papritur të foshnjes në gjumë. Është vërtetuar se vdekja e papritur e foshnjave e njohur si SIDS nuk ndodhë kur foshnja e ka mashtruesen në gojë.

Sidoqoftë, janë disa rregulla të cilave duhet t’u përmbahemi kur i japim foshnjes mashtruese.

  • Mashtruesja përdoret vetëm atëherë kur foshnja është e ngopur dhe me pelenë të ndërruar.
  • Duhet të zgjedhet lloji i mashtrueseve më të sigurta dhe që i ofrojnë bebes më së shumti rehati qysh prej javëve të para. Unë e rekomandoj brandin MAM Baby, që është top brand në Evropë dhe Britani të Madhe. Arsyeja pse e rekomandoj këtë brand është se edhe pastrimin e ka shumë të lehtë. Mashtrueset mund të sterilizohen në kutinë e tyre dhe në mikrovalë për 3 minuta. Ja një link demonstrues  KLIKO KETU.
  • Mos i vendosni mashtrueses sheqer ose substance tjetër për t’i dhënë shije bebes, ngase ky veprim është i rrezikshëm për bebet deri në 1 vjeç.
  • Ndërrojini shpesh mashtrueset, pavarësisht higjienës së lartë që e mbani.

Leave a Reply

%d bloggers like this: