Jeta

Metodat e ushqyerjes me qumësht gjiri

Është interesante se si në lindjen e parë, nëna shpesh herë hutohet duke blerë e bërë gati rroba dhe aksesorë për beben, aq sa harron të planifikojë më shumë rreth ushqyerjes së fëmijës së saj. Në shoqërinë tonë, kemi kulturë të atillë që rrallë herë i flitet nënës për mundësinë e mos pasjes mjaftueshëm qumësht gjiri, si dhe për alternativat që nëna duhet t’i ketë rreth ushqyerjes së fëmijës. E rëndësishmja është që fëmija të ngopet mirë, qoftë me gji apo formulë. Por, edhe një gjë tjetër e rëndësishme, është që nëna e cila është e vendosur të ushqejë fëmijën me qumësht gjiri, të jetë e informuar mirë dhe saktë mbi të gjitha mundësitë që ekzistojnë për ushqyerje me qumësht gjiri – dhe metodat e ndryshme. Para disa ditësh, në Facebook, një nënë me shumë të drejtë kishte shkruar për gabimin që e bëjmë kur nuk flasim për ushqyerjen me qumësht gjiri përmes pompës. Kjo është një mënyrë po aq e rëndësishme e ushqyerjes sa gjidhënia e drejtpërdrejtë ose ushqyerja me formulë. Njoh nëna që këtë lloj ushqyerje përmes pompës së gjiirit duke u pompuar rreth 5 herë në ditë e kanë vazhduar për më shumë se një vit.

Kur e kam lindur Anikën, kam qenë e vendosur për ta ushqyer me qumësht gjiri, por më duhej diçka për ta stimuluar atë. Prandaj, 2 javët e para zbrasjen e qumështit më shumë e kam bërë përmes pompës, ndonëse e mbaja edhe beben në gji që te mos humbet “lidhja me gjirin”. Ndërkaq pas 2 javësh, gjendja është stabilizuar dhe Anika ka vazhduar të pijë nga gjiri, duke e lënë pompën si opsion ideal për ushqim gjatë kohës kur unë isha në punë ose larg Anikës për ndonjë arsye tjeter.

Mua si nënë, lindja e parë më ka mësuar se ndër gjërat kryesore që duhet t’i kem me vete për lindje në spital, është pompa e gjirit.⠀Kjo, sepse jo secila foshnje di dhe ka fuqi të thithë gjirin qysh në ditën e parë dhe jo secila nënë ka prodhim të bollshëm të qumështit qysh në ditën e parë. ⠀

IMG_6410

Unë ju rekomandoj pompën e brendit MAM, që është numër 1 në shtetet e zhvilluara si Norvegji, Danimarkë, Finlanë, Suedi, Austri, Zvicër, si dhe në SHBA. MAM gjendet në barnatore tek ne. Pse MAM? Në blogun tim, gjithmonë rekomandoj vetëm produkte të cilat i takojnë cilësisë së lartë dhe janë të dëshmuara për funksionin ose për dobinë që e sjellin tek fëmijët. Shishet MAM, janë të krijuara me një sistem të veçantë anti-kolik dhe kanë sistem të vetë-sterilizimit në mikrovalë për vetëm 3 minuta. Mashtrueset janë të krijuara anatomikisht të pranueshme për fëmijë qysh prej ditës së pare, dhe janë shumë të bukura (do t’i shihni fotot në Instagram). Si dhe, janë edhe shumë lloje tjera produktesh nga ky brend, të cilat e lehtësojnë dhe e zbukurojnë jetën e prindërve të rinj.

Sa i përket pompës së gjirit, nëse fëmija e merr gjirin pa problem, e rekomandoj pompën manuale si shpëtim për ushqyerje. Nëse nëna nuk ka maja të thithkave ose fëmija thjeshtë nuk e merr gjirin, rekomandohet pompa elektrike, pasi që supozohet se pompimi i gjirit do të vazhdohet për periudhë kohore rreth 1 vjeçare. Me rëndësi është vetëm të mos heqim dorë nga gjidhënia në mënyra të ndryshme.

Pompa e gjirit më ka ndihmuar kur jam përballur me mastit të lehtë në javët e para pas lindjes, si dhe më ka parandaluar krejtësisht mastitin kur e kam larguar Anikën nga gjiri me 18 muaj. Anikën e kam larguar nga gjiri Brenda një nate ( ketu e keni shkrimin në blog për këtë përvojë), mirëpo kohë pas kohe e zbrasja qumështin me pompë dhe nuk e leja të grumbullohet. Në këtë mënyrë nuk kam përdorur barëra e as antibiotik, por qumështi është ndaluar së prodhuari duke pompuar çdo herë e më rrallë brenda një jave.

Prandaj, prindër të dashur, shikojeni mirë listën e gjërave që keni për t’i blerë me ardhjen e fëmijës dhe vendoseni pompën e gjirit MAM sa më lartë, pasi vërtetë do t’ju duhet. MAM e gjeni në barnatore. Për më shumë klikoni në faqen e tyre në instagram këtu.

IMG_6403

Leave a Reply

%d bloggers like this: