Jeta Ushqimi

Kek i butë me miell kokosi

Nëse dëshironi të gatuani për herë të parë me miell kokosi, atëherë si fillim po ju tregoj dy sekrete të këtij mielli. Për shkak se nuk përmban gluten dhe as niseshte në vete, mielli i kokosit kërkon më shumë vezë në recetë, në mënyrë që të lidhet brumi më mirë. E dyta, mos shtoni shumë miell kokosi përnjëherë, ngase brenda 5 minutash ky miell fiton dendësi të madhe. Andaj, është me rëndësi që brumi i përfituar nga mielli i kokosit të ketë në përmbajtje vezë dhe të jetë mjaft i lëngshëm. Kjo për fillestaret sikur puna ime J

Në këtë kek unë shtova edhe miell gruri, pra kjo nuk është recetë pa gluten. Për recetën do t’ju duhen:

– 3 vezë
– 2 gota e gjysëm kos
– gjysëm gote vaj
– ¾ gotës miell kokosi
– ¾ gotës miell gruri
– 1 pako pluhur për pjekje
– ¾ gotës sheqer

+ kajsi për dekorim dhe shije!

Përzihen të gjithë përbërësit në një vend, lihet masa të pushojë 5 minuta në mënyrë që të shihni nëse është bërë shumë e dendur (ta keni parasysh se masa bëhet PAK më e dendur se e kekut të thjeshtë). Vendoseni përzierjen në një tepsi mbi të cilën keni vënë letër për pjekje dhe piqeni për 20 minuta në 200 gradë. Unë para pjekjes i vendosa sipër kajsi të freskëta, që e bënë më të lëngshëm kekun. Pas prerjes e dekorova me kako të ëmbëlsuar dhe pak miell të trashë kokosi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: