Jeta Ushqimi

Galette me pjeshka

Tani që jemi në sezonin e pjeshkave, vendosa që të përgatis një ëmbëlsirë me brumë të fletëzuar dhe pjeshka. Fatmirësisht doli të jetë një prej recetave më të lehta dhe më interesante që i kam përgatitur ndonjëherë, andaj po e ndaj në blog.

Për këtë recetë ju duhet:

1 pako brumë i fletëzuar
2-3 pjeshka mesatare
3 lugë gjelle sheqer
1 luge gjelle miell
2 lugë gjelle kanellë
Gjysëm luge vanilla (ose 2 pako sheqer vanilje për aromë)
1 vezë

Së pari e tëholloni brumin dhe e vendosni në një tepsi, forma e së cilës mund të jetë sipas dëshirës suaj (unë zgjodha kënddrejtë por ju mund të përdorni edhe rrethore). Pjeshkat e prera në copë të holla, i përzieni mire me sheqerin, miellin, kanellën dhe vanillan. Pasi të përzihen pjeshkat i radhitni si shtresë përmbi brumë, dhe brumin e tepruar e ktheni (paloni) përmbi një pjesë të pjeshkave – kjo është ajo që e bën Galette-n të veçantë nga pitet tjera, qofshin ato të ëmbla ose të njelmëta. Në fund, me vezën e rrahur i lyeni qoshet e galettes që janë të kthyera. E piqni për 15-20 minuta në temperaturë 180 gradë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: