Jeta Moda

Si të zgjedhni këpucë për fëmijën tuaj

Kur bleni këpucë për fëmijët, duhet t’i kushtoni më shumë rëndësi përshtatjes së këmbës, formës dhe funksionit, e më pak rëndësi modës. Megjithatë, ka modele të cilat janë edhe atraktive edhe të përshtatshme për fëmijët – e kjo është diçka që e kënaq syrin edhe shpirtin e nënës :-).


Ja si të zgjedhni këpucë për fëmijën tuaj:

  • Ta keni parasysh se në këtë blerje nuk mund të vendosni vetë. Duhet bashkëpunim me fëmijën sa i përket përshtatjes së formës dhe madhësisë së duhur të këpucëve. Gjëja më me rëndësi është të merrni fëmijën në dyqan me ju, në mënyrë që të provojë lloje të ndryshme të këpucëve dhe të gjejë këpucët më të rehatshme.
  • Kur fëmija i provon këpucët, ngriteni në këmbë për ta parë a i bëjnë. Në pozitë të ulur, këmba shkon më mbrapa dhe mund të duket sikur këpuca i bie më e madhe se sa që në të vërtetë është.
  • Çorapet që i ka të veshur fëmija duhet të jenë ai lloj që do t’ia veshësh me këpucët që po ia blen. Nëse është dimër, llogaritni që këpucët duhet të jenë të modelit më të gjerë, sa për t’i zënë çorapet e trasha që ia veshni dimrit.
  • Provoni me gishtin tuaj nëse gishti i madh i këmbës së fëmijës e prek majën e këpucës. Madhësia ideale do të ishte nëse ka hapësirë prej majës së gishtit tënd të dorës, në mes të këmbës dhe majës së këpucës.
  • Mos i bleni këpucët shumë më të mëdha. Këpucët që janë më të mëdha, e vështirësojnë ecjen e fëmijës. Duke pasur parasysh që ai/ajo ndoshta sa ka filluar të ecën, këpucët e mëdha ia vështirësojnë këtë proces të zhvillimit dhe mund të paraqitet ndryshimi i sjelljes, ose edhe refuzimi për të ecur si pasojë e këpucëve të mëdha. Sidoqoftë, preferohet këpucët të jenë maksimumi një numër më të mëdha se sa numri real i këmbës.
  • Kontrolloni stabilitetin. Këpucët e fëmijës duhet të jenë stabile dhe të përshtatshme për të ecur, vrapuar e lëvizur ngado. Për stabilitet, brendet që i rekomandoj janë Clarks dhe Ciciban.
  • Kontrolloni fleksibilitetin e materialit të këpucës. Nëse këpucën mund ta lakoni me duar tuaja pa u munduar shumë, ato janë këpucë ideale që nuk ia lëndojnë këmbët e vogla fëmijës.
  • Mundohuni që sa më pak të merrni këpucë që i ka mbathur dikush tjetër para fëmijës suaj. Këpucët duhet të blihen gjithmonë të reja për fëmijët, ngase marrin shumë shpejt formën e këmbës që i ka mbathur prej fillimit. Kjo ndikon tek fëmija që i merr si ‘përdorues i dytë’ deri në atë masë sa që fëmija juaj mund të ketë edhe dhembje si pasojë e formës që ka marrë këpuca.

Si rekomandim të fundit por me rëndësi, këpucët ortopedike të brendit Ciciban dhe brendi anglez Clarks jane dy markat që ofrojnë stabilitet dhe rehati në këmbët e vogla të fëmijëve tuaj. I gjeni në Gentli Shoes… dhe mos harroni të merrni fëmijën me vete në blerje! 😉

Leave a Reply

%d bloggers like this: