Jeta

Përdorimi i faculetave të lagura tek fëmijët dhe irritimi në zonën e pelenës

Produkti që për bebet është pothuajse aq i rëndësishëm sa pelenat, është pakoja me salveta të lagura. Çdo ditë në dyqane shoh oferta me zbritje të çmimeve të salvetave, dhe shoh prindër që i blejnë këto salveta për fëmijët e tyre, pa e menduar gjatë se çfarë brendi po blejnë por vetëm duke e shikuar çmimin më të lirë. Shoh që shumica e kanë me rëndësi të kursejnë në salveta. Kursimi në përgjithësi është gjë shumë e mirë – këtë e dijnë të gjithë, por kursimi duke blerë salveta me kemikate dhe parfum për fëmijën shpesh rezulton në irritim të lëkurës dhe pastaj shpenzim 2-herë më shumë në produkte për ta larguar skuqjen!

Kur Anika ka lindur, muajin e parë për të kam përdorur vetëm ujë ose pambuk të lagur me kamomile. Pas muajit të parë kam vazhduar duke e shpëlarë vetëm me ujë të vakët, pasi që asnjë brend i salvetave të lagura që kishim në treg nuk më ka bindur se nuk përmban kemikate. Përderisa tek ne të rriturit kemikatet nuk kanë gjithmonë efekt të menjëhershëm në lëkurë, tek bebet vërehet menjëherë duke krijuar të skuqje dhe ashpërsi.

Pas vitit të parë, kur filluam ta dërgojmë Anikën në kopsht, e vërejtëm se duhet bërë edhe hulumtim për brendet e salvetave të lagura në tregun tonë, për shkak se fëmijët që shkojnë në kopsht pastrohen vetëm me salveta të lagura dhe ky është faktori kryesor që i krijon skuqje dhe irritim në zonën e pelenës. Tani që po kthehem pas në kohë, më duket se po e ri-përjetoj stresin e dikurshëm të irritimit të lëkurës – që padyshim e ka pasur edhe Anika.

Shpesh më shkruajnë nënat në faqen time, në Facebook dhe në Instagram, rreth skuqjes në zonën e pelenës. Rrëfimi është gjithmonë i njëjti: fëmija ka skuqje… nuk kam lënë produkt pa blerë në barnatore për t’ia qetësuar, por sapo i largohet, i kthehet sërish. Unë, si asgjë më shumë se një nënë që ka një blog, i pyes se a e pastron fëmijën me salveta të lagura apo me ujë. Përgjigja është gjithmonë që fëmija pastrohet me salveta të lagura të ndonjë brendi të pa testuar fare për këtë funksion. Kjo gjë edhe më shtyen që të bëj postim të veçantë për këtë temë, ngase parandalimi është i thjeshtë dhe shërimi nuk bëhet gjithmonë vetëm me Travazol.

Prindërit që i dërgojnë fëmijët në kopsht, e kanë të pamundur ta pastrojnë fëmijën me ujë sa herë që e kryen nevojën. Por, në vend se të fusin në çantën e kopshtit salveta të lagura që as nuk janë të destinuara për përdorim në bebe, duhet të zgjedhin me kujdes brendin e salvetave. Për këtë, në tregun tonë, produkti i vetëm që e rekomandoj janë salvetat e lagura Sebamed, të cilat i gjejmë në barnatore tek ne tash e më shumë se 1 vit.

E rekomandoj Sebamed, ngase edhe salvetat e lagura të këtij brendi përmbajnë pH 5.5 që është vlera ideale për një lëkurë të shëndetshme. Gjithashtu, përmbajnë kamomile dhe panthenol, që lëkurën e ndjeshme të bebes ta mbajnë të butë dhe pa irritim. Është një investim i vogël, por i mençur. ‘Investim’ që e bëjnë prindërit të cilët nuk kanë kohë të humbasin në dermatologë e barnatore duke u munduar të gjejnë shërimin për shkak të përdorimit të tepërt të salvetave të gabuara. Për më tepër, tek fëmijët salvetat e lagura përdoren edhe për pastrim të fytyrës – e shpesh këto salveta përfundojnë në gojën e fëmijës. Prandaj është kaq me rëndësi që të parandalohet irritimi i thellë i lëkurës dhe depërtimi i kemikateve në organizmin e fëmijës.

Ndërsa për prindërit që tashmë po ballafaqohen me irritimin dhe skuqjen në zonën e pelenës, para se të përdorni kremëra më të rënda që në vete përmbajnë antibiotik ose hormone, provojeni Sebamed Diaper Rash Cream. Jo vetëm që parandalon skuqjen e zones së pelenës, por edhe e shëron atë në rast se është skuqur nga efekti i urinës apo përdorimi i produkteve dhe pelenave jo të duhura.

Vlera pH 5.5 e neutralizon ndikimin dëmtues të amoniakut që lirohet nga urina, duke e krijuar një shtresë në lëkurë që nuk e lë këtë substanceë dëmtuese të depërtojë me orë të tëra. Si masë parandaluese, Baby Sebamed Diaper Rash Cream përdoret një herë në mëngjes dhe një herë në mbrëmje. Ndërsa në rast se ka skuqje në lëkurë, preferohet të lyhet lëkura e bebes çdo herë pas ndërrimit të pelenës dhe pastrimit me ujë të vakët.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: