Cous-cous (kuskus) është produkt ushqimor, me origjinë nga Afrika Veriore, i përbërë prej kokrrizave të grurit të llojit durum. Durum dallon prej grurit të thjeshtë për shkak se përmban më shumë proteina dhe më shumë selen, që e bën atë më të pasur se sa gruri i zakonshëm.
Kuskusi është ushqim ideal për fëmijët dhe të rriturit që nuk e konsumojnë mishin, për shkak se është burim bimor i proteineve. Ndërkaq, sasia e konsiderueshme e selenit që e përmban, ka rol të përmirësimit dhe mbrojtjes se imunitetit, si dhe shërben në parandalimin e disa llojeve të kancerit.
Në Kosovë, kuskus organik gjeni në dyqanin Healthy Co, që me lokacion gjendet në Prizren, por kryejnë dërgesa me porosi në gjithë Kosovën. Unë e kam porositur kuskusin dhe disa produkte të tjera, të cilat më kanë arritur në shtëpi brenda pak ditësh.
Mënyra e zierjes:
Kuskusi zihet në proporcion 1 me 1 e gjysëm – D.m.th. 1 filxhan kuskus me 1 e gjysëm ujë, në temperature maksimale deri në valën e pare, pastaj ulet temperatura në minimum dhe mbyllet me kapak. Zihet për rreth 10 minuta.

Receta
Për shkak të origjinës që ka, recetat që më së shumti i hasim me kuskus kanë shije orientale (Maroku njihet më së shumti për përgatitjen e specialiteteve me kuskus). Por, unë do ta ndaj me ju një recetë me produkte që gjenden në tregun tonë, është dietale dhe mbi të gjitha super e shijshme ;).
Kjo sallate eshte per prinderit dhe femijet e rritur, sikur te gjitha sallatat tjera ne ‘flete’
- 1/2 filxhan kuskus
- 1 grusht domate te thata
- 1 qepe e njome
- Rukolla sa te duash ☺
- Pak djath feta
- Vaj ulliri
- Kripe dhe piper

Produkt i qëlluar, përshkrimi mjaft informativ👍