Po bëhen 4 muaj që kur kam filluar të përdori OrganiCup dhe mund të them që ka ndryshuar mënyra se si e kam përceptuar ciklin menstrual, si dhe mënyra se si kam funksionuar gjatë ciklit. Tani, çdo gjë është më e lehtë: nuk kam nevojë të blej 2 pako mantare çdo muaj; nuk kam nevojë ta ndërroj çdo 2 orë, çdo ditë – për 7 ditë dhe nuk ndjej parehati në lëkurë.
Unë tashmë “e njoh” kupën time menstruale. E di se si duhet ta vendosi, e di saktësisht sa orë mund ta lë pa e zbrazur, e di si ta pastroj dhe e di çfarë mund të pres gjatë ndërrimit të kupës në një tualet publik. POR, për ju që ende nuk e keni marrë një OrganiCup (çfarë unë rekomandoj ta bëni menjëherë pasi ta lexoni këtë shkrim) po i listoj disa gjëra që duhet t’i dini para fillimit të përdorimit të saj.
- Para se
ta vendosni, duhet ta paloni. Ka disa mënyra të palosjes dhe duhet ta gjesh
vetë cila mënyrë e palosjes të përshtatet më së miri. Për mënyrat e ndryshme të
palosjes, klikoni linkun:
https://www.facebook.com/organicupkosovo/videos/vb.2133459700251455/264452107579052/?type=2&theater
- Mund të
urinosh, përderisa OrganiCup e ke të vendosur. Kjo, për shkak se kupa është e
futur në vaginë ndërsa urina juaj vjen nga uretra, kështu që këto të dyja nuk
takohen. Ndryshe nga tamponat, të cilat përmbajnë spangon për tërheqje e që
mund të thith edhe lëngjet e padëshiruara, me kupën menstruale ju mund të
shkoni në banjë pa u shqetësuar.
- OrganiCup
është ideal nëse keni një jetesë active, pasi kupa mund të përmbajë 3 herë më
shumë se një tampon XL. Kjo kupë është e përshtatshme nëse bëni not, vraponi, bëni
joga, atletikë, tenis apo balet pa u shqetësuar. Materiali i butë i kupës është
fleksibil, kështu që sapo të jetë pozicionuar mirë, nuk do të ndjeni gjë – duke
ju dhënë rehati deri në 12orë.
- Është
ideale për pushimet verore. Me OrganiCup mund të niseni për bregdet kur të
dëshironi, ngase është e përshtatshme për not, diell dhe plazh, edhe gjatë
ciklit menstrual!
- Në fillim
do të mendosh se nuk e ke vendosur në mënyrën e duhur, por kjo nuk duhet të
jetë demotivim për përdorimin e saj. Nuk do të jesh e sigurt se a do të
funksionojë kjo “gjë” e re. Jepi vetes dhe kupës menstruale pak më shumë kohë.
Pas disa herave të tentimit të vendosjes do ta gjesh mënyrën më të përshtatshme
të vendosjes dhe do ta shohësh që kjo, është në fakt një gjë shumë e lehtë!
*Kujdes, sigurohu që pasi të jetë e vendosur brenda, kupa të jetë e hapur (këtë
mund ta bëni duke ndjerë rreth majës së kupës) – në rast se nuk hapet mirë, do
të pasojnë rrjedhjet.
- Për të
pastruar kupën tuaj para aplikimit/pas zhvendosjes mund të përdorni OrganiWash
me pH të balancuar për trupin tuaj. Nuk përmban parfum dhe i përshtatshëm për
të gjitha llojet e lëkurës. Mirëpo jo çdo herë do të kesh kohë për pastrim me
ujë dhe sapun pas zbrazjes së kupës – për këtë arsye mund të merrni me vete
OrganiWipes, faculeta të lagëta nga pambuku organik (të degradueshme, pa parfum
dhe hipo-alergjenike) që t’i kesh me vete kur gjendesh në wc publike ose
thjesht je duke nxituar.
- Nuk i
përshtatet të gjitha femrave e njëjta masë, për atë arsye janë 2 lloje të kupës.
Kur e bleni OrganiCup, konsultohuni me farmacisten lidhur me madhësinë që të
përshtatet ty (masa A është për femrat që nuk kanë lindur fëmijë, ndërsa masa B
për femrat që kanë lindur). Mirëpo jo çdoherë natyra ndjek të njëjtin rregull,
prandaj duhet të provoni cila ju përshtatet më së miri.
- Shoqeve tuaja mund t’ju dukesh e çuditshme që ke filluar përdorimin e një produkti krejtësisht të ri – e që prekë një temë tabu, prandaj tregoju për ndikimin që kjo kupë ka në jetërat e mijëra vajzave dhe grave në botë, tregohu e vendosur në dëshirën për t’ia lehtësuar vetes jetën, shoqet mund të të falenderohen muajin tjetër pasi ta kenë provuar edhe vetë!
👍