Jeta

Çfarë duhet të dini para se të filloni përdorimin e OrganiCup

Po bëhen 4 muaj që kur kam filluar të përdori OrganiCup dhe mund të them që ka ndryshuar mënyra se si e kam përceptuar ciklin menstrual, si dhe mënyra se si kam funksionuar gjatë ciklit. Tani, çdo gjë është më e lehtë: nuk kam nevojë të blej 2 pako mantare çdo muaj; nuk kam nevojë ta ndërroj çdo 2 orë, çdo ditë – për 7 ditë dhe nuk ndjej parehati në lëkurë.

Unë tashmë “e njoh” kupën time menstruale. E di se si duhet ta vendosi, e di saktësisht sa orë mund ta lë pa e zbrazur, e di si ta pastroj dhe e di çfarë mund të pres gjatë ndërrimit të kupës në një tualet publik. POR, për ju që ende nuk e keni marrë një OrganiCup (çfarë unë rekomandoj ta bëni menjëherë pasi ta lexoni këtë shkrim) po i listoj disa gjëra që duhet t’i dini para fillimit të përdorimit të saj.

  • Para se ta vendosni, duhet ta paloni. Ka disa mënyra të palosjes dhe duhet ta gjesh vetë cila mënyrë e palosjes të përshtatet më së miri. Për mënyrat e ndryshme të palosjes, klikoni linkun:
    https://www.facebook.com/organicupkosovo/videos/vb.2133459700251455/264452107579052/?type=2&theater

  • Mund të urinosh, përderisa OrganiCup e ke të vendosur. Kjo, për shkak se kupa është e futur në vaginë ndërsa urina juaj vjen nga uretra, kështu që këto të dyja nuk takohen. Ndryshe nga tamponat, të cilat përmbajnë spangon për tërheqje e që mund të thith edhe lëngjet e padëshiruara, me kupën menstruale ju mund të shkoni në banjë pa u shqetësuar.

  • OrganiCup është ideal nëse keni një jetesë active, pasi kupa mund të përmbajë 3 herë më shumë se një tampon XL. Kjo kupë është e përshtatshme nëse bëni not, vraponi, bëni joga, atletikë, tenis apo balet pa u shqetësuar. Materiali i butë i kupës është fleksibil, kështu që sapo të jetë pozicionuar mirë, nuk do të ndjeni gjë – duke ju dhënë rehati deri në 12orë.

  • Është ideale për pushimet verore. Me OrganiCup mund të niseni për bregdet kur të dëshironi, ngase është e përshtatshme për not, diell dhe plazh, edhe gjatë ciklit menstrual!

  • Në fillim do të mendosh se nuk e ke vendosur në mënyrën e duhur, por kjo nuk duhet të jetë demotivim për përdorimin e saj. Nuk do të jesh e sigurt se a do të funksionojë kjo “gjë” e re. Jepi vetes dhe kupës menstruale pak më shumë kohë. Pas disa herave të tentimit të vendosjes do ta gjesh mënyrën më të përshtatshme të vendosjes dhe do ta shohësh që kjo, është në fakt një gjë shumë e lehtë! *Kujdes, sigurohu që pasi të jetë e vendosur brenda, kupa të jetë e hapur (këtë mund ta bëni duke ndjerë rreth majës së kupës) – në rast se nuk hapet mirë, do të pasojnë rrjedhjet.

  • Për të pastruar kupën tuaj para aplikimit/pas zhvendosjes mund të përdorni OrganiWash me pH të balancuar për trupin tuaj. Nuk përmban parfum dhe i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës. Mirëpo jo çdo herë do të kesh kohë për pastrim me ujë dhe sapun pas zbrazjes së kupës – për këtë arsye mund të merrni me vete OrganiWipes, faculeta të lagëta nga pambuku organik (të degradueshme, pa parfum dhe hipo-alergjenike) që t’i kesh me vete kur gjendesh në wc publike ose thjesht je duke nxituar.

  • Nuk i përshtatet të gjitha femrave e njëjta masë, për atë arsye janë 2 lloje të kupës. Kur e bleni OrganiCup, konsultohuni me farmacisten lidhur me madhësinë që të përshtatet ty (masa A është për femrat që nuk kanë lindur fëmijë, ndërsa masa B për femrat që kanë lindur). Mirëpo jo çdoherë natyra ndjek të njëjtin rregull, prandaj duhet të provoni cila ju përshtatet më së miri.

  • Shoqeve tuaja mund t’ju dukesh e çuditshme që ke filluar përdorimin e një produkti krejtësisht të ri – e që prekë një temë tabu, prandaj tregoju për ndikimin që kjo kupë ka në jetërat e mijëra vajzave dhe grave në botë, tregohu e vendosur në dëshirën për t’ia lehtësuar vetes jetën, shoqet mund të të falenderohen muajin tjetër pasi ta kenë provuar edhe vetë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: