Jeta Shëndeti

Pse duhet të fillojmë të përdorim OrganiCup?

‘Organic Cup’ është kupë menstruale nga silikoni i shkallës mjekësore, që vitet e fundit ka bërë ndryshim në jetërat e mijëra vajzave dhe grave në botë, të cilat i kanë lënë tamponët dhe mantaret gjatë ciklit menstrual, duke filluar të përdorin këtë kupë organike.

E di që pasi e lexuat paragrafin e parë jeni duke menduar se jeni mësuar me përdorimin e mantareve ose të tamponëve, ndjeheni më rehat me to dhe nuk i besoni një produkti të ri. Por, mos harroni se gjenerata e nënave tona kanë përdorur pambuk gjatë ciklit menstrual, përderisa gjyshet tona nuk kanë pasur as pambuk! Për gjeneratat para nesh, edhe tamponët kanë qenë diçka e re, ndërsa për ne tash janë krejtësisht normale. OrganiCup do të jetë produkt i zakonshëm për vajzat tona, atëherë pse të mos e fillojmë përdorimin e këtij produkti që tani!

Arsyet pse e bëj këtë sugjerim janë të shumta, megjithatë po i listoj ato më të rëndësishmet:

1. OrganiCup nuk përmban kemikate – Prandaj do e mbroni organizmin tuaj.

Nuk përmban ngjyra artificiale dhe është krejtësisht e sigurtë për përdorim. Deri tani nuk është konfirmuar asnjë rast i infeksionit apo irritimit të marrë nga OrganiCup – gjë që shpesh ndodhë me tamponë ose mantare.

2. OrganiCup nuk krijon thatësi, pasi që nuk i thithë sekrecionet natyrale trupore të cilat nuk i përkasin ciklit menstrual.

Mantaret dhe tamponët shkaktojnë thatësi pasi që thithin edhe lëngjet tjera trupore. Kjo e bën organizmin tonë të ketë më shumë gjasa të fitojë infeksione, si dhe shkakton çrregullime në bakteriet e dobishme për organizmin (ato që i luftojnë bakteriet e dëmshme).

3. OrganiCup mund të qëndrojë pa e ndërruar deri në 12 orë – grumbullon 3 herë më shumë se një tampon.

Megjithatë, preferohet që të ndërrohet së paku dy herë në ditë dhe gjithashtu të shpëlahet. Si pjesë e  OrganiCup mund të gjeni shamponin për pastrim dhe një kuti me salveta për pastrimin e kupës në rast se ndodhemi në ndonjë vend ku e kemi të papërshtatshme të bëjmë pastrimin.

4. Me përdorimin e OrganiCup, ne kontribuojmë në mbrojtjen e ekosistemit përmes një gjëje absolutisht femërore. #GirlPower

OrganiCup është një produkt i qëndrueshëm. Përderisa vetëm një vajzë/grua gjatë muajit hedhë mesatarisht 35 mantare/tamponë, të cilat përmbajnë substanca të dëmshme për ekosistemin, OrganiCup pastrohet dhe futet në sirtar deri në ciklin e ardhshëm.

5. Nje OrganiCup mund të përdoret deri në 10 vjet!

E blen një herë dhe nuk ke nevojë të mendosh për probleme të tilla më. Është e garantuar se një OrganiCup mund të përdoret deri në 10 vjet.

6. Me OrganiCup nuk ke më nevojë të shqetësohesh për rrjedhje!

Gjinia e kundërt mendon se vajzat tërë kohën i tregojnë thashetheme në vesh njëra tjetrës, por shumë më të mëdha janë gjasat që njëra i thotë tjetrës “më shiko prapa mos kam rrjedhje”!! Me OrganiCup, kjo temë mbyllet, pasi që në momentin kur e vendos kupën, më shumë ke gjasa ta fitosh loton se sa të kesh rrjedhje nga menstruacionet ;).

7. OrganiCup të kursen para!

Një kupë kushton rreth 23.50 EUR dhe bën 10 vjet. Ndërsa për 10 vjet me mantare shpenzon 600 EUR.

Nëse ende nuk keni dëgjuar, OrganiCup ka ardhur në Kosovë dhe shitet në dy madhësi, ashtu sikurse në tërë botën. Pëlqejeni faqen OrganiCup Kosova në Facebook për të lexuar këshilla rreth përdorimit, për të parë tutorialin si të vendoset kupa dhe për çdo risi tjetër.

1 comment

Leave a Reply

%d bloggers like this: