Drithërat janë ushqim që duhet të konsumohen patjetër, dhe atë në baza ditore tek fëmijët dhe të rriturit. Arsyet kryesore pse janë këto:
- ndihmojnë në zhvillimin dhe funksionimin e sistemit nervor
- ndihmojnë në funksionimin e sistemit të tretjes
- mbrojnë zemrën
Mënyra më e lehtë për konsumim të drithërave është për mëngjes me jogurt ose me qumësht në formë të muesli (drithëra të kombinuara të papjekura) ose si granola (drithëra të përziera me vaj dhe ëmbëlsues, të pjekura).
Kështu, unë këtë vikend përgatita granola dhe të gjitha produktet i kam porositur online në http://www.gjirafamall.com
Përbërësit:
2 gota 4 lloje drithërash https://gj.al/yE07Iy
3 lugë Mix farash https://gj.al/CQqOTJ
2 lugë vaj kungulli https://gj.al/kyYatV
1 lugë kanellë Cejloni
1 lugë mjaltë mali
I përzieni të gjithat bashkë dhe i pjekni në temp. 180 grade Celsius për rreth 15 minuta. Unë i kam servuar me kos, mollë të pjekur dhe kumbulla të thara.
Pjesën e mbetur të drithërave e ruani në kavanoz qelqi, që ta keni të gatshme për mëngjeset tjera 😉