Matcha vjen nga e njëjta bimë sikurse çaji gjelbërt, mirëpo për shkak prodhohet nga gjethet e njoma që nuk kanë qenë të ekspozuara në diell, ka më shumë antioksidante (më shumë klorofil) dhe kafeinë se sa çaji i zakonshëm i gjelbër.
Të shumta janë arsyet pse çaji Matcha konsumohet si pije ose shtohet në receta të ndryshme ushqimore. Disa prej këtyre arsyeve janë:
- Shpejton metabolizmin duke ndihmuar në dobësim
- Rrit përqendrimin e trurit (si rezultat i kafeinës)
- Mbron mëlçinë
- Detoksifikon (pastron) trupin
- Parandalon kancerin
- Mbron zemrën
Arsyet kryesore pse unë e përdori: për shpejtim të metabolizëm dhe për të më mbajtur zgjuar edhe kur kam shumë pak orë gjumë.
E porosis Matcha organike në Dyqani Bio – Gjirafa Mall vetëm me një klik: https://gj.al/0Idjh0
Matcha Smoothie:
Për këtë smoothie ju nevojitet
1 grusht spinaq i njomë (baby spinach)
½ mango (ose 1 banane)
½ gotë jogurt
½ lugë e çajit matcha pluhur
1 lugë mjaltë
E përzieni deri sa të bëhet masa kremoze dhe mund ta zbukuroni me fruta të tharra, miell ose fluska kokosi, fara, apo ta pini pa e dekoruar fare!