Jeta

Në botën e shtazëve dhe lodrave!

Gjatë rritjes, fëmija e ndërron disa herë ngjyrën e preferuar, veshjen, ushqimin, librin, apo shtazën e preferuar.

Në këtë fazë, ngjyra e preferuar e Anikës është rozja, libri i preferuar është përplot me fotografi të shtazëve dhe titullohet “Creation Story”, shtaza e preferuar është gjirafa, ndërsa lodra e preferuar, kuptohet, është Sophie la Girafe.

IMG_4382

Në fakt, unë do të doja shumë që Anika ta kishte Sophien qysh prej lindjes, pasi që kjo lodër është e destinuar për foshnjet deri në 0-12 muaj dhe njihet në mbarë botën si lodër 100% e sigurt, me material gome natyrale, me aromën e drurit Hevea dhe i stimulon 5 shqisat tek fëmijët (është lodra e fëmijëve të të gjithë VIP-ave të Hollywoodit🌟😎).

Anika tani është 2 vjeç e gjysëm dhe natyrisht që Sophien NUK e përdorë për të qetësuar kruarjen e mishit të dhëmbëve, e as për t’i dalluar ngjyrat për herë të parë, por Anika e do Sophien pranë për të fjetur me të e për të ngrënë mëngjes bashkë kur “zgjohen”. Thënë të drejtën, aromën dhe butësinë e Sophiet e dua edhe unë!

IMG_4405

Përfundimisht, jam shumë e lumtur që Sophien e kemi në treg në Kosovë dhe do të doja të kishte nga një “Sophie” prej të gjitha llojeve të shtazëve, që të jem e përgatitur kur Anika e ndërron sërish mendimin për shtazën e preferuar!

IMG_4378IMG_4387IMG_4379

Leave a Reply

%d bloggers like this: