Jeta MIM'S TRICKS

5 shprehitë që na bëjnë të lumtur

Ju mund të keni një jetë të lumtur, të përmbushur dhe të suksesshme – nëse ndryshoni mënyrën se si ju mendoni.

Njerëzit e kërkojnë lumturinë që nga kohërat e lashta. Ne e shohim lumturinë si një destinacion, diçka që ne duhet të jemi në të ardhmen, dhe vendosim shumë kushte për të qenë të lumtur.

Po nëse ju themi se ju mund të jeni të lumtur tani, aty ku jeni ulur?
Lumturia është një zgjedhje. Nuk është efekt anësor i rrethanave të jetës suaj. Një njeri i pasur mund të jetë personi më i lumtur në botë, mirëpo një person pa para mund të jetë i lumtur gjithashtu. Kur zgjedh të jesh i lumtur dhe merr një vendim të ndërgjegjshëm për të qenë i lumtur, do të ndihesh më i lumtur. Megjithëse le ta pranojmë, jeta ndonjëherë e bënë me të vështirë kete zgjedhje për ne. Kur ju jeni të uritur dhe të lodhur në punë, gjithçka që ju doni në ato momente është të shkoni në shtëpi tek familja juaj për drekë. Në atë moment, kjo gjë ju bën të lumtur.

5 Shprehitë që na bëjnë të lumtur

Shprehi është diçka që ju e  bëni çdo ditë pa i kushtuar shumë vëmendje. Të gjitha shprehitë janë sjellje automatike dhe spontane.Kontrollimi i telefonit tuaj sapo zgjoheni mëngjes, është një shprehi. Heqja e ushqimit kur shikoni film, është një shprehi.

Mirepo si ta bëjmë lumturinë shprehi në jetën tonë?

 1. Merrni frymë në pyje

Në Japoni, e quajnë shinrin-yoku, dhe në mandarin, sēnlínyù. Në gjuhën angleze e quajnë si “banjë pyjore” ose “terapi pyjore”. Një shëtitje 40 minuta në pyll shoqërohet me disponim të përmirësuar dhe ndjenja pozitive. Tani, “terapia në pyll” po njihet çdo herë e më shumë si terapi e dobishme. Ju shkoni në një pyll dhe bëni një shëtitje të relaksuar teksa merrni fryme thellë. Ajo që ju po inhaloni është ajër i përzier me vajra esenciale, që lëshohen nga pemët. Në një farë mënyre, mund ta quani edhe frymëmarrje e pyjeve.Inhalimi i këtyre vajrave organike ka shumë përfitime të dëshmuara shkencërisht. Ato ulin ndjeshëm kortizolin – një hormon stresi, përmirëson tensionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit. Terapia e pyjeve përmirëson gjendjen shpirtërore dhe rrit energjinë mendore.Ata gjithashtu rrisin imunitetin duke rritur qelizat natyrale vrasëse të trupit. Kjo ndihmon në shërimin më të shpejtë nga operacioni ose sëmundja. Hulumtimi aktual tregon se kjo mund të parandalojë edhe kancerin.

2.Mësoni t’i falni të gjithë

Falja i lëshon ndjenjat e juaja negative, pa hyrë në debatin nëse ai person e meriton ose jo. Në të njëjtën kohë, duke falur ne vetëm po punojmë në dobinë tonë, duke e larguar zemërimin kronik që na ka dëmtuar. Largimi i pakënaqësive tuaja do të lirojë hapësirë ​​në mendjen tuaj për emocione pozitive. Veprimi i faljes mund të ulë rrezikun e sulmit në zemër dhe të përmirësojë presionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit. Gjithashtu  zvogëlohet dhimbja, ankthi, depresioni, dhe stresi.
E gjithë fuqia është te lëshimi i ndjenjave tuaja negative dhe nuk ka lidhje me personin që ju falni.

3. Mbani mend gjërat e mira

Kjo është një praktikë e thjeshtë dhe shumë e fuqishme që mund të rrisë nivelin tuaj të lumturisë. Është në të vërtetë një metodë e verifikuar e shkencës për numërimin e bekimeve tuaja. Procesi është i thjeshtë. Uluni me një stilolaps dhe letër, të qetësuar, dhe shkruani tre gjëra të mira që ndodhën në ditën tuaj. Ju mund ta bëni këtë para se të shkoni në shtrat, ose në mëngjes. Kjo praktikë ka për qëllim të filloni t’i shihni gjërat e mira në jetën tuaj. Ne synojmë të përqëndrohemi në gjërat negative rreth nesh, pasi ato paraqesin një kërcënim potencial për mbijetesën tonë. Duke bërë këtë, ne injorojme gjërat e mira në jetën tonë. Me shkrimin e 3 gjërave të mira, mendja jonë bëhet më e vetëdijshme për gjërat pozitive në jetë. Ndërsa një tru negativ sheh probleme, një tru i ri-kushtëzuar për “të parë në anën e ndritshme të jetës” sheh mundësi  të lumtura. Si rezultat i kesaj praktike, ju jetoni jetë më të lumtur dhe më të përmbushur.

4. Bëni ushtrime fizike

Ushtrimi është i dobishëm për ju, pavarësisht nga mosha, gjinia apo gjendja juaj fizike. Përveç që lufton shumë sëmundje, rrit disponimin dhe energjinë tuaj. Shkenca ka treguar disa herë se njerëzit fizikisht aktivë janë më të lumtur. John Ratey, studiuesi më i njohur i ushtrimeve në botë, thotë, “Ushtrimi gjeneron lirimin e hormoneve pozitive (serotoninës, norepinefrinës dhe dopaminës) në tru”.Ushtrimi na ndihmon të kemi një kontroll më të mirë të trupit dhe aftësive tona, gjë që pastaj rrit besimin tonë për arritjen e qëllimeve. Ushtrimi na largon nga modelet e të menduarit negativ, dhe ulë nivelin e stresit tonë. Kur ushtroni me një shok ose një grup, ajo forcon lidhjen tuaj shoqërore dhe rrit lumturinë. 20-minuta stërvitje mund të japë një ngritje shpirtërore që mund të zgjasë deri në 12 orë.

5. Mos harroni të ndjeheni i mrekulluar

Mrekullia është një kombinim i frikës, admirimit, kënaqësisë dhe habisë. Është e vështirë për t’a përshkruar. Mrekullia është emocioni i 11-të, përtej dhjetë emocioneve të pranuara shkencërisht të dashurisë, frikës, trishtimit, sikletit, kureshtjes, krenarisë, kënaqësisë, dëshpërimit, fajit dhe zemërimit. Ne e përjetojmë ndjenjën e çudisë dhe interpretojmë ndjenjën e saktë, ajo mund të na shpëtojë nga një gjendje e e dëshpëruar në një gjendje të lulëzimit. Mrekullia lind në përvoja të pashtershme, Duke shikuar qiellin gjatë një nate të kthjellët me yje, duke parë fotografi të vjetra të prindërve, ose duke përcjellë perëndimin e diellit me vëmendje.

Le të jenë këto 5 shprehitë e juaja prej sot, ndryshimin do ta vëreni nga brenda!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: