Jeta Ushqimi

Pasta integrale me turmerik dhe tuna

Pastat janë pjata e preferuar e Anikës dhe ia përgatis shpesh për darkë, prandaj mundohem që ato të jenë sa më të ushqyeshme dhe më të shëndetshme. Kështu kam zgjedhur recetën me pasta integrale dhe salcë domatesh ëe i merrni si kombinim bio me një klik në https://gj.al/bEAdOR , turmerik (kurkuma/shafran indian) që e porositni në linkun https://gj.al/bf5D7Q dhe tuna. Kjo recetë, përveç e shëndetshme, është edhe shuuumë e shijshme!

Cfarë ju duhet:

500 gr pasta integrale
700 gr salcë domatesh
1 konzervë tuna
2 qepë të njoma
vaj ulliri
1 lugë e mesme turmerik
kripë e detit sipas dëshirës
piper i zi (posaçërisht ndihmon absorbimin e turmerikut në organizëm)

Përgatitja

I zieni pastat sipas instruksioneve në paketim.

Në një tigan, fërgoni qepët e njoma në pak vaj ulliri. Shtoni tunën dhe vazhdoni të përzieni masën në temperaturë mesatare, duke i shtuar edhe salcën e domateve. Përzieni dhe mbylleni tiganin me kapak. Lëreni në nxehtësi mesatare për 10 minuta, duke e përzier herë pas here. Në fund, shtoni kripën, turmerikun dhe piperin e zi. Duke i lënë në po të njëjtën nxehtësi, shtoni edhe pastat e ziera, i përzieni edhe 2-3 minuta dhe darka juaj është gati!

IMG_4306IMG_4311

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: