Jeta Shëndeti Ushqimi

Çfarë topping mund të bëjmë me fara të susamit?

Farat e susamit janë burim i kalciumit (përmban më shumë kalcium se qumështi), i hekurit, vitaminës B-6 dhe magnezit. Susami njihet si rregullator i mirë i hormoneve në organizëm, prandaj preferohet që të konsumohet edhe gjatë shtatzënisë, pas lindjes së fëmijës dhe gjatë menopauzës tek gratë – periudhat kur më së shumti ka ndryshime hormonale në organizëm. Për më tepër, konsumimi i susamit ndihmon në shtimin e prodhimit të qumështit, 1 arsye më shumë për t’u konsumuar nga nënat gjidhënëse. Gjithashtu, preferohet për konsum edhe gjatë shtatzënisë pasi që largon neverinë dhe parandalon të vjellurat.

Edhe pse është ndër ushqimet më të shëndetshme që ekzistojnë, susami në kuzhinën tonë kryesisht përdoret vetëm si dekor përmbi brumëra. PRANDAJ do t’ju tregoj si ta përgatisni susamin në atë mënyrë që do ta ruani në kavanoz dhe do ta përdorni si topping për supa, sallata, pjatë me drithëra dhe jogurt, kur zieni oriz integral ose drithëra tjera… ose ta hani vetëm me lugë si snack – siç ia bëj unë kur shikoj seriale! Së pari sigurohuni që keni blerë susam integral, i cili tek ne mund të gjendet në Gjirafa Mall – Dyqani Bio dhe porositet përmes këtij linku: https://gj.al/rbs2Q8

Unë kështu e kam porositur dhe më ka arritur brenda 24 orësh, pa pasur nevojë të kërkoj në secilin dyqan – e që në fakt tek ne ka mungesë të madhe të susamit integral.

IMG_4367

Ky lloj toppingu i susamit quhet Gomasio dhe në kushte shtëpie përgatitet kështu:

IMG_4340

Një shtresë me fara susami shpërndajeni në një fërtere, të cilën e vendosni mbi zjarr për ta skuqur susamin – une i shtoj dhe pak vaj ulliri.

IMG_4346

Sapo të skuqet, vendosini farat e susamit në makinë për bluarjen e farave (në disa blenderë është një pjesë me tehe më të vogla, ose e përdorni mullirin e dorës – që në disa treva quhet havan). Farat e susamit duhet të jenë të bluara aq sa, të themi, një farë të jetë e ndarë në dy pjesë. Nuk ka nevojë më shumë.

IMG_4351

Pasi të bluhet susami, shtoni kripë sipas shijes dhe ju e keni përgatitur toppingun më të shijshëm!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: