Jeta Shëndeti Ushqimi

Pulë me gjalpë kikiriku

Do t’ju tregoj një recetë e cila asnjëherë nuk më dështon kur dëshiroj të përgatis diçka të shijshme për bashkëshortin tim, apo nëse e thërras dikë për drekë.

Çfarë ju duhet:

2 file pule (nëse keni më shumë njerëz, e dyfishoni masën e secilit produkt)
4 lugë gjelle soja sos
1 lugë gjelle plot me gjalpë kikiriku (e bleni bio në Gjirafa Mall me nje klik https://gj.al/OTb4a5 )
Pak vaj ulliri ose vaj misri
Pluhur hudhre
Turmerik
Piper të zi
*Për kripë nuk keni nevojë ngase soja sosi është mjaft i njelmët

Mënyra e përgatitjes

IMG_0292

Filenë pulës e preni në kubëza. Në një enë të thellë, vendosni soja sosin, gjalpin e kikirikut, pluhurin e hudhrës, turmerikun dhe piperin e zi. I përzieni mirë derisa masa të bëhet pothuajse homogjene (me dendësinë e gjalpit të kikirikut, masa nuk mund të bëhet krejtë e njëtrajtshme). Pas përzierjes, vendosni pulën e prerë në këtë enë dhe përzieni e masën e fituar.  E mbështjellni mirë dhe e leni në frigorifer të marinohet për më së paku 30 minuta.

IMG_0297
Në një tigan, vendosni pak vaj ulliri ose vaj misri. E nxjerni pulën e marinuar prej frigoriferit dhe e fërgoni në vaj të ngrohur.

IMG_0298

Voila!

Përshtatet me oriz, patate dhe çdo lloj sallate.

IMG_0310

Leave a Reply

%d bloggers like this: