Jeta Shëndeti Ushqimi

Mëngjesi me amarant të fryrë (Puffed amaranth)

Këtë javë e fillova me një mëngjes me shumë pak kalori, plot fibra, proteina dhe minerale.

A e dini se grejpfruti, ndër të tjera ndikon në përmirësim të disponimit?

A e dini se përveç zirjes, ekziston edhe një mënyrë tjetër e përgatitjes së amarantit?

IMG_4172

Së pari të ndalemi pak tek amaranti që është një prej drithërave më të shëndetshme, antioksidant, antiinflamator, i pasur me proteina, fibra, magnez dhe hekur. Përdoret si ushqim ideal për mëngjes ose për darkë, ose si shtesë perfekte në sallatë, për fëmijë dhe për të rritur.

Amarantin organik, nuk keni nevojë të shkoni deri në dyqan për ta blerë, sepse e porositni online në

https://gj.al/0exCQm

Kësaj radhe unë provova një risi në kuzhinën time dhe bëra amarant të fryrë.

Si përgatitet amaranti i fryrë?

IMG_4175

Një fërtere ose tenxhere të gjerë e vendosni mbi zjarr dhe pasi të nxehet shtoni një lugë gjelle amarant. Pas 1 minute amaranti do të fryhet dhe do të kërcasë (njësoj sikur palagaqat). Vazhdoni duke vendosur nga një lugë amarant në tenxhere deri sa të plotësohet masa që ju dëshironi dhe e largoni enën anash.

IMG_4181

Në një kavanoz qelqi, vendosni një rend grejpfrut, një rend kos dhe një rend amarant të fryrë. Vazhdoni kështu deri në fund, kur sipër shtresës së kosit shtoni edhe fara chia dhe një lugë mjaltë.

IMG_4189

Ideale si mëngjes për shtëpi ose për ta marrë me vete!

IMG_4205

Leave a Reply

%d bloggers like this: