Jeta Ushqimi

Thjerrëzat – burim i proteineve dhe fibrave!

dhe mënyra më e lehtë e përgatitjes së tyre

 

Thjerrëzat janë një lloj i fasuleve, tashmë të njohura për tregun tonë, të cilat tek fëmijët fillojnë të përgatiten prej muajit 8-10. Ato janë burim i proteinave, fibrave, vitaminës B dhe hekurit.

Kjo i bën thjerrëzat ushqim ideal për fëmijët dhe të rriturit, duke ndihmuar parandalimin/luftimin e anemisë, forcimin e imunitetit dhe përmirësimin e funksionimit të sistemit të tretjes. Tek nënat gjidhënëse, thjerrëzat përdoren si ushqim që ndihmon prodhimin e qumështit.

IMG_4044

Receta më e lehtë dhe më e ushqyeshme me thjerrëza
Për ta përgatitur supën me thjerrëza ju nevojitet

1 qepë
1 thelb hudhër
2 karrota mesatare
1 domate mesatare
1 filxhan i mbushur me thjerrëza  – i porositni bio ne Gjirafa Mall https://gj.al/jJMM2V

vaj ulliri, kripë, piper dhe turmerik
*Opsionale: Në fund i shtoni 1 lugë miso soje (e gjeni në Gjirafa Mall) ose gjysëm gote qumësht kokosi

Përgatitja:

I copëtoni perimet dhe i fërgoni në vaj ulliri për 5 minuta.

Shtoni thjerrëzat e shpëlara dhe shtoni 1.5 litër ujë. Lërini të zihen për 20 minuta, duke i shtuar kripë, piper dhe turmerik.

Sipas dëshirës, mund t’i shtoni 1 lugë miso soje, ose gjysëm gote qumësht kokosi – për një shije më të veçantë.

IMG_4066

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: