Jeta Ushqimi

Ëmbëlsirë pa gluten – me miell qiqrash!

Gjithmonë kur hamë ëmbëlsira na kaplon ndjenja e fajësisë… por megjithatë nuk mund t’i rezistojmë ëmbëlsirat e shijshme (të paktën po flas për vete). Duke u munduar të përgatis një ëmbëlsirë sa më të shëndetshme, ose sa më pak të dëmshme, arrita në një recetë superfantastike!

Çfarë ju nevojitet:
Për brumin:
2 gota miell qiqrash  (i porosisni në GjirafaMall)
½ gotës sheqer ngjyrë kafe
3 vezë fshati
½ e lugës sodë buke ose pluhur  për pjekje bio
1 lugë gjelle kakao (e porosisni në GjirafaMall)
½ e gotës gjalp i shkrirë

Për kremin:
1 gotë hurma të zbutura në ujë për 1 orë (i porosisni bio në GjirafaMall)
1 avokado e mesme
2 lugë kakao
1 lugë gjalp i shkrirë

Mënyra e përgatitjes

I rrihni vezët dhe sheqerin me mikser për 5 minuta. Shtoni kakaon, miellin e qiqrës me pluhurin për pjekje dhe gjalpin. E pjekni masën në temperaturë 200 gradë për rreth 20 minuta (duke e kontrolluar pjekjen si për çdo gatim tjetër).
Ndërkohë përgatitni kremin duke i përzier në blender të gjithë përbërësit e kremit.

Pasi të piqet brumi, e lyeni me kremin e përgatitur dhe e zbukuroni me çfarë t’ju dojë zemra!

IMG_4079

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: