Jeta

Gjumi i ditës

Gjithmonë them se nënat i kanë dy gëzime në ditë, një kur fle fëmija, e të dytin kur zgjohet. Sinqerisht nuk e di si ia bëjnë prindërit me më shumë se një fëmijë, por e di se vajzës sime, në këto ditë vere, cdo gjë i intereson më shumë se gjumi!

IMG_1771

Prandaj, kohët e fundit kam filluar t’ia bëj gjumin më argëtues, duke ia vendosur kukullat në shtrat që të flenë bashkë. E për mua, me rëndësi është të jetë e ngopur dhe ta ketë të ndërruar pelenën Pingo, kështu sigurohem që gjumi i ditës të zgjasë rreth 2 orë të mira!

******

Kur jemi te gjumi, më duhet ta ndaj një vjershë shumë të bukur shkruar nga Adelina Mamaqi pikërisht për këtë gjë.

Ju që i keni fëmijët më të rritur, bëjeni si sfidë për ta mësimin e kësaj vjershe, xhirojini duke recituar dhe m’i dërgoni videot në mesazh, me të cilat do ta bëj një kompilacion dhe do ta ndaj në Facebook:

 

LEPURUSH DHE TI BEJ NANI!

Fjeti dielli pas çatisë,
Fjeti zogu i kuvlisë,
Fjeti macja te divani,
Lepurush dhe ti bëj nani!

Lepurushi tund mustaqet,
Ha karrota dhe kënaqet,
Përkëdhelet dhe më thotë,
Unë pa përralla nuk fle dot!

Nuk fle dot? Ç’thua vallë?
Edhe unë s’kërkoj më përrallë,
Se u rrita lepurush,
Fle me kukullën gushë më gushë.

IMG_1778

Leave a Reply

%d bloggers like this: