Miso është pastë e bërë nga farat e sojës dhe kripa e detit. Shpesh përzihet me oriz, elb ose drithëra tjera. Kjo masë fermentohet në një kohë prej 3 muaj deri në 3 vjet, që e bën këtë ushqim të plotësohet me enzime të shumta. Në miso formohet substanca e quajtur zybicolin, që e bënë atë efektive në detoksifikimin (pastrimin) e organizmit dhe eliminiin e elementeve që përthithen në organizmin tonë si rezultat i ndotjes industriale, radioaktivitetit dhe kemikaleve në ushqim.
10 benefitet e Misos:
- Përmban amino acided esenciale, që e bënë proteinë të përmbushur
- Stimulon sekrecionin e lëngjeve tretëse në lukth
- Rigjeneron probiotikët në zorrë
- Ndihmon tretjen e ushqimit
- është burim bimor i vitaminës B (përfshirë edhe B12)
- Forcon kualitetin e gjakut dhe limfës
- Zvogëlon rrezikun nga kanceri i gjirit, prostates dhe mushkërive
- Mbron nga rrezatimi, për shkak se përmban acid dipilokolonik – alkaloid që shpërbën metale të rënda dhe i liron ato nga organizmi
- Forcon imunitetin dhe ndihmon në uljen e holesterolit
- Është antioksidant
Receta – Supë me miso
Një prej recetave më të zakonshme në të cilat përdoret miso, është supa me miso. Kjo supë mund të përmbajë shumëllojshmëri me perimet që ju i pëlqeni. Për ta bërë miso supën sipas mënyrës sime, ju nevojitet:
1 lugë gjelle miso
2-3 qepë të njoma
1 trung selino
1 tufë prej perimeve me gjethe të gjelbër (spinaq, kale, lakër, gjethe rrepe, etj.)
2-3 karrota mesatare
½ e paketimit tofu (“djathë” soje)
Procedura
- Lugën me miso, përzieni me ujë të vakët deri sa masa të bëhet homogjene dhe lëreni anash.
- Preni të gjitha perimet dhe vërini në një tenxhere të lyer me pak vaj ulliri; lërini të fërgohen pak perimet. Shtoni ujë dhe pas valës së parë, lërini në temperatureë mesatare.
- 10 minuta pas zierjes, shtoni tofunë dhe misonë. Lërini të zihen në temperaturë mesatare edhe 7-10 minuta.
- Shtoni kripë, piper të zi, e turmerik/shafran indian.
*Pas përdorimit të parë, mison e mbështjellni mirë dhe e vendosni në frigorifer. Miso në Kosovë gjendet në Dyqanin Bio dhe porositet në Gjirafa Mall përmes linkut: