Ushqimi

Oriz i skuqur

Për këtë recetë super të shijshme, oriz i skuqur ose “fried rice”, në përgjithësi përbërësit kryesorë që ju nevojiten janë orizi basmati, soja sosi dhe një lugë sheqer. Për përbërësit tjerë, mund të zgjedhni cfarëdo perime që keni në frigorifer, me ose pa pulë.

Unë kur e përgatis këtë recetë, më pëlqen t’i shtoj presh, lakër, karrotë  dhe hudhër si perimet kryesore. Kësaj radhe kam shtuar pulë, por opsion i mire eshte edhe tofu.

Përbërësit:

  • Presh
  • ¼ lakër e kuqe
  • 1 spec i kuq mesatar
  • 2 karrota mesatare
  • 1 porcion file pule
  • 3 filxhanë kafeje oriz basmati
  • vaj ulliri
  • soja sos
  • sheqer
  • turmerik
  • Piper i zi*për kripë nuk ka nevojë për shkak se soja sosi është mjaft i njelmët

Metoda

  1. Vendoseni vajin në një tigan dhe lëreni të nxehet mbi zjarr. Shtoni mishin e pulës të prerë në copëza. Pasi fërgohet mishi i pulës, shtoni të gjitha perimet e prera së bashku dhe fërgoni edhe për 5 minuta  – jo më gjatë, ngase perimet nuk duhet të zbuten shumë.IMG_0250
  2. Në anën tjetër, ziejeni orizin basmati sipas instruksioneve të paketimit.
  3. Ndërkohë një tigan tjetër (mund ta përdorni tiganin e mëparshëm, vetëm largoni perimet dhe mishin e fërguar) e nxeni me pak vaj ulliri, shtoni një lugë gjelle sheqer dhe shtoni soja sos aq sa mbulon tiganin gati 1 gisht.IMG_0260
  4. Pasi të marrë valën kjo masë, zbraseni në të orizin e zier.IMG_0264
  5. Menjehere shtoni edhe perimet me mishin e pulës të fërguara më parë. Shtoni mëlmesa si turmerik dhe piper të zi.IMG_0265

Shija që ia jep soja sosi pothuajse i ëmbëlsuar me sheqer të fërguar, është e pazëvendësueshme!

IMG_0282

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: