Jeta MIM'S TRICKS

Komunikimi – pse është kaq i rëndësishëm?

Cilat janë elementet e një bisede të mirë?

Një faktor shumë i rëndësishëm në marrëdhëniet që kemi me të tjerët dhe në mirëqenien tonë në përgjithësi është Vetëdija mbi Fuqinë e Bisedës.

Pothuajse të gjitha problemet që krijohen në mes të dy individëve, bazohen në mungesën e të kuptuarit ose të komunikimit. Dëgjimi është vendi ku fillon të kuptuarit, por një komunikim me të vërtetë efektiv varet nga arti i plotë i bisedës, i cili përfshin dy role të dallueshme. Është e rëndësishme së pari të kuptojmë komponentët dhe strukturën e bisedës, si dhe forcën e një bisede të kuptimtë brenda jetës sonë të përditshme. Pasi kjo kuptohet, ne mund të shohim më konkretisht se si kjo lidhet me coaching.

Aftësitë dëgjimore formojnë themelin mbi të cilin bazohet coaching , duke luajtur një rol vendimtar në lehtësimin e të kuptuarit dhe qartësimin e komunikimit. Nëse nuk dëgjojmë siç duhet, biseda nuk ka kuptim. Është e rëndësishme që t’i kuptojmë të gjitha elementet që kontribuojnë në bisedë, e kjo ndikon jo vetëm në aftësitë tuaja të dëgjimit, por në aftësitë tuaja të përgjithshme si një person.

Është shumë e vështirë të mendosh për një aspekt të vetëm të rëndësishëm të jetës sonë që nuk përfshin të folurit dhe të dëgjuarit. Në fakt, pothuajse çdo gjë që bëjmë varet nga ndonjë formë e bisedës. Është mënyra si planifikojmë, organizojmë jetën tonë, ndërtojmë miqësi dhe, më e rëndësishmja, është se si i qasemi njerëzve. Jo vetëm që na ndihmon të kuptojmë se si njerëzit e tjerë e ndjejnë por gjithashtu na lejon të zbulojmë gjëra të rëndësishme rreth vetes. Biseda luan një rol të madh në mënyrën se si ndikojmë ne tek njerëzit dhe si i lejojmë ata të ndikojnë tek ne. Është mënyra si i zgjidhim problemet, bashkëpunojmë me njëri-tjetrin dhe krijojmë mundësi të reja. Biseda zë vend në thelbin e jetës sonë.

Gjatë jetës, kemi shumë stres, ankth, zhgënjim dhe probleme. Shumica e këtyre, kanë rrënjët e tyre në komunikimin e dobët, ose mungesën e komunikimit. Pra, duke i kuptuar më mirë njerëzit përreth nesh, jeta jonë mund të përmirësohet në shumë mënyra dhe e shohim se si disa ndryshime të vogla mund të bëjnë një ndryshim të madh.

Komunikimi bazohet kryesisht në sensin e përbashkët. Duke u bërë më të vetëdijshëm për atë që ndodh gjatë bisedave, ne mund të mësojmë t’i zhvillojmë aftësitë tona. Me fjalë tjera, kjo nënkupton pak më shumë mund nga ana jonë, në mënyrë që të zhvillohet një komunikim i duhur.

Pra, le të diskutojmë disa nga llojet e ndryshme të bisedës që ne mund t’i kemi gjatë një ditë tipike. Mund të përfshijnë njerëz që i njohim mirë si anëtarët e familjes sonë, miqtë, kolegët ose mund të jenë me njerëz që mezi i njohim. Disa nga këto biseda shkojnë shumë mirë, janë të kënaqshme – shkurt, janë efektive. Megjithatë, bisedat e tjera shkojnë shumë keq. Disa vazhdimisht shkojnë rreth e rrotull ose ndoshta mbarojnë me një temperament të keq. Të tjerat as nuk ia fillojnë si duhet, dhe thjeshtë përfundojnë… Është e vështirë të përcaktohet saktësisht se çfarë nënkuptohet me një “bisedë të mirë”. Ne zakonisht e dimë kur kemi një bisedë të mirë dhe gjithmonë e dimë kur kemi një bisedë të keqe.

Nëse dëshironi të përmirësoni aftësitë tuaja të komunikimit/bisedës, një opsion mund të jetë që të shikoni me shumë me kujdes dhe të bëheni plotësisht të vetëdijshëm për elementet e një bisede të mirë. Lista e mëposhtme paraqet ndjenjat / arsyet që lidhen zakonisht me një bisede të mirë:

  • Është një eksperiencë e vërtetë me dy drejtime me të dy palët e përfshira dhe të interesuara
  • Ju të dy keni përshtypjen se jeni duke u dëgjuar dhe duke u kuptuar.
  • Ka një vullnet për të qenë të hapur të dyja anët.
  • Atmosfera ndihet e rehatshme
  • Biseda në të vërtetë bën një ndryshim. Diçka e dobishme ose e kënaqshme ndodh si rezultat.

Është e lehtë të kuptohet pse këto elemente janë të rëndësishme për bisedë. Bashkëpunoni, mos konkurroni! Të kuptojmë se si ta bëjmë një bisedë një përvojë të mirëfilltë për të dyjat anët: le të vizualizojmë atë kërcimin në çift. Kur kërcen, nuk përpiqesh të shënosh pikë ose të fitosh, mirëpo tenton të bashkëpunosh me partnerin, në mënyrë që çdo lëvizje të përputhet, dhe të mos shkelen gishtat e këmbës së asnjërit. Ideja është që të bashkëpunojmë në vend se të konkurrojmë, në mënyrë që të dy anët të ndjehen të kënaqur nga përvoja. Ky është shembulli se si një bisedë e mirë të bën të ndjehesh. Secili person ka mundësinë për të shprehur pikëpamjen e tij/saj, për të shpjeguar nevoja e tij/saj dhe për t’i bërë të qarta mendimet dhe ndjenjat e veta.

Një e bisedë e pakënaqshme është më shumë si një lojë pingpongu ku qëllimi është që njëri person të shënojë pikë dhe të fitojë. Bisedat si kjo lidhen me konkurrencën dhe janë jo-bashkëpunuese. Ato kanë të bëjnë me ushtrimin e presionit duke sulmuar.

Një bisedë e hapur është një përvojë e përbashkët – një duo, e jo dy solo. Bisedat funksionojnë më mirë kur të dyja palët përpiqen të bëjnë më të mirën e tyre, gjatë gjithë kohës së tyre bashkë. Të paktën një bisedë e mirë pune kërkon që të dy njerëzit të ndajnë kohën e transmetimit. Megjithatë, nëse ndiheni të lënë jashtë gjatë një bisede, ftojeni veten, edhe nëse kjo do të thotë ndërprerje me edukatë. Mos harroni, të gjithë kanë të drejtë të barabartë për t’u dëgjuar dhe kuptuar!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: