Jeta Shëndeti Ushqimi

E vërteta mbi vajin e kokosit!

Vaji i kokosit është bërë sensacioni më i ri i kuzhinës dhe mua personalisht më pëlqen kjo risi – një element ekzotik në kuzhinën tonë. Por, duke pasur parasysh se vaji i kokosit në fakt po përdoret si opsion i yndyrës së shëndetshme, duhet të keni parasysh një gjë –  sado që na pëlqen, nuk është i shëndetshëm!

coconut-oil-on-wooden-spoon
Në studimet më të fundit është zbuluar se vaji i kokosit në të vërtetë përmban shumë yndyrë të ngopur (saturated fats) – që është e dëmshme për shëndetin tuaj. Vaji i kokosit, përmban më shumë yndyrë të ngopur se sa gjalpi, vaji i ullirit dhe vaji i lulediellit.

Konsumimi i rregullt i yndyrërave të ngopura shkakton probleme me sistemin kardiovaskular pasi që ngrit nivelin e kolesterolit të keq. Prandaj, nëse vuani nga yndyra në gjak ose sëmundje të zemrës, apo nëse në familje keni rast të tillë (që dmth se edhe ju keni predispozita për këtë gjendje), evitoni sa më shumë yndyrat e ngopura.  Ju mund të vazhdoni ta përdorni për qëllime tjera: si yndyrë që ushqen lëkurën e thatë; si maskë për flokë; si preparat për të lyer gjithë trupin para se të dilni me fëmijët në natyrë (largon rriqrat), etj. por rrallojeni sa më shumë vajin e kokosit në ushqim.

4404443713_af1af58731_b

Sidoqoftë, janë disa lloje të yndyrërave të pangopura që ju bëjnë mirë dhe ato janë yndyrat që gjenden në fara dhe në arra dhe peshk. Ndërsa në formë të vajit gjithnjë rekomandohet vaji i ullirit dhe vaji i misrit (të pa modifikuar gjenetikisht) si llojet më të shëndetshme të vajit – por kuptohet edhe këto duke i “kursyer” sa më shumë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: