Jeta MIM'S TRICKS

Është në rregull të kërkosh ndihmë!

Trajnerët e jetës janë përgjegjës për udhëzimin e individëve që janë të pavendosur në një faze të jetës së tyre. Ata mbështesin vendosjen e qëllimeve, rritjen personale dhe modifikimin e sjelljes së klientëve të tyre. Me rritjen e nevojës për të jetuar një jetë më të qëllimshme dhe të gëzueshme vjen nevoja që njerëzit të punojnë me dikë që mund t’iu ndihmojë në rrjedhën e jetës… Njerëzit janë të etur për përgjigje. Por ata nuk e dinë se si të arrijnë deri te përgjigjet. Ata nuk dinë se çfarë të bëjnë, si ta bëjnë dhe ku duhet të fillojnë. Kjo është arsyeja pse COACHING u bë një nga profesionet më të zhvilluara në Evropë. Çfarë është më emocionuese është se stërvitja personale është një karrierë emocionalisht dhe shpirtërisht e kënaqshme.

Me një evolucion të vetëdijshëm, ne mund të ndryshojmë botën drejtpërdrejt duke ndryshuar veten. Evolucioni i ndërgjegjshëm është një botëkuptim me të cilin ngrisim vetëdijen e planetit duke marrë pjesë në rritjen personale shpirtërore. Unë nuk mund të bëj punën për ty. Unë jam këtu si një këshilltare, si dikush që do t’ju tërheqë në nivelin e radhës.

Shumica e njerëzve e dinë se çfarë duhet të bëjnë me jetën e tyre; problemi është se ata shpesh kanë mungesë të guximit, ose kanë një plan për të ndërmarrë hapat e nevojshëm DHE kjo është pika ku unë hyj. Unë i shoh të gjithë ata që dëshirojnë ndihmën time si një mik/e që ka nevojë për mbështetje, e jo si thjesht një klient apo përfitim. Me të vërtetë besoj se kur ndihmojmë një njeri në çfarëdo mënyre që ne mundemi, në mënyrën më të mirë të aftësisë sonë, në fund të fundit ndihmojmë vetveten dhe ngritjen e ndërgjegjes në komunitetin tonë. Kjo është njëra ndër arsyet pse unë fillova rubrikën Mim’s Trick’s ne këtë blog dhe pse dua të bëj “coaching” me miqtë e mi, që të arrijnë në nivelin e ardhshëm.

Në brendësi të ‘coaching’

Për të kuptuar se çfarë është ‘coaching’, mund të jetë më lehtë e kuptueshme të shikojmë se çfarë nuk është ‘coaching’. Çuditërisht, ndryshe nga familja e saj – terapia dhe këshillimi – coaching është një shërbim për individë emocionalisht të shëndoshë, të cilët nuk kanë nevojë për “fiksim” dhe as imponime se çfarë duhet të bëjnë. Klientët e coaching perceptohen si të plotë dhe të aftë për të gjetur kursin optimal të veprimit kur udhëhiqen nga procesi i vëzhgimit vetjak, duke eksploruar perspektiva alternative dhe duke bërë zgjedhje të vetëdijshme për vete. Theksi është në orientimin e klientëve në arritjen e vetëdijes dhe mençurisë së tyre të brendshme, duke sqaruar atë që klientet janë, dhe krijimin e një plani veprimi për arritjen e tij që ndërron procesin e vetë-zbulimit.

Unë si Coach/Trajnere mund të ndaj përvojat personale ose njohuritë, por refuzoj t’i tregoj një klienti se çfarë duhet të bëjë. Kam kuptuar se kjo qasje e drejtpërdrejtë është një mënyrë shumë praktike dhe fuqizuese për t’i ndihmuar individët të përshtaten me rolet e tyre si bashkë-krijues në jetën e tyre më Hyjnore. Nese ndjeheni se jeni adekuat dhe coaching është i nevojshëm për ju, atëherë mund të më kontaktoni në instagram, facebook apo dhe email, dhe të bëheni pjese e hapësirës sonë relaksuese në qendër të Prishtinës, Rr. Rexhep Luci, nr. 37.

Mim’s Tricks.

Leave a Reply

%d bloggers like this: