Sot po ndaj një recetë që e përgatita dje dhe na pëlqeu gjithë familjes. Recete e lehtë, e shijshme dhe me plot proteina.
P.S. mos gjykoni për përmbajtjen e një luge të gjellës majonez – “guilty pleasure” 😋.
1 – grini 2 qepë të njoma, 1 thelb hudhër dhe 1 domate. I fërgoni me pak vaj ulliri dhe shtoni 1 konzervë tuna. Lërini për 5 minuta në nxehtësi mesatare.
2 – në një enë të thellë zbraseni masën me tuna, shtojini 4 vezë të ziera të prera në kube, 1 lugë gjelle majonez dhe kripë biber e mëlmesa tjera sipas shijes.
3 – petët e tortillas (të blera ose të gatuara në shtëpi) i nxeni në fërtere për më pak se 1 minut në secilën anë. Lyeni petën me masën e tunes dhe vezëve dhe mbështjelleni në formën klasike të tortillas.
Ishte kaq e thjeshtë!