Jeta MIM'S TRICKS

Mim’s Tricks në Mamadeus!

Çfarë është “life coach” dhe pse kanë nevojë për këtë terapi edhe njerëzit më të suksesshëm në botë? Cilat janë sekretet e vogla përmes së cilave arrihet qetësia e brendshme dhe lumturia e përhershme? Të gjitha do t’i mësojmë bashkërisht, nga dita në ditë me Mim’s Tricks – këshillat e Mimit!

Kush është Mimi?

Mimoza Ymeri është një vajzë nga Prishtina, mësuese e jogas, psikologe dhe “life coach” (për çfarë ka përfunduar shkollimin prej 1 viti të plotë akademik). Dëshira dhe pasioni i saj për të ndihmuar njerëzit dhe për ta bërë komunitetin tonë sa më të lumtur, ishte motivi i saj kryesor që e shtyri të studiojë Psikologjinë në Universitetin e Prishtinës. Pas shumë trajnimesh, praktikash dhe punës vullnetare, ajo ka punuar edhe si mësuese e Edukimit Special në American School of Kosova. Aty, Mimi pati mundësinë që për së afërmi t’iu ndihmojë fëmijëve dhe të rriturve për të gjetur qetësinë shpirtërore dhe dritën brenda trupit dhe mendjes së tyre. Vitin e kaluar, Mimi filloi studimet master si Life Coach në Nobble Manhattan UK. Life Coach – “Udhëzues i jetës” është drejtim i ri në rajon, e që në fakt nënkupton rrugën drejt vetë-përmirësimit dhe zhvillimit të brendshëm që na transferon nga gjendja e dëshpërimit në gjendje të inspirimit.

Mim ka hapur tani zyrën e saj në qendër të Prishtinës dhe drejton aktivitetin e saj të quajtur “Mim’s Tricks (Guide to your glipmpse of brilliance)”, ku do të mbajë orë individuale të jogës dhe seanca të life coach për fëmijë dhe të rritur. Përvoja dhe energjia pozitive e saj e bën Mimin njeri të veçantë, që është gjithmonë në kërkim të metodave dhe teknikave të reja për terapi, në mënyrë që t’i ndihmojë klientët e saj të arrijnë më të mirën e mundshme!

Disa fjalë nga Mimi

Fakti që po luftoni nuk ju bën të pakujdesshëm, të padëshirueshëm, nuk  ju bën të mos meritoni kujdes. Nuk ju bën shumë të ndjeshëm ose tepër nevojtarë. Kjo ju bën NJERËZORË!

Në shpejtësinë që po zhvillohet bota rreth nesh, nuk është e vështirë të gjesh informacion. Artikuj, postime, statuse, tweets – nuk ka mungesë të ideve që duhen marrë parasysh. Fitimi i njohurive nuk është problem. Aplikimi i tyre, nga ana tjetër, është më sfidues, sidomos kur merret parasysh se sa pak kohë gjejmë gjatë ditëve tona të zëna për t’u ndaluar, të marrim frymë dhe të jemi, të ndjejmë qenien tonë.

Mim’s Tricks – udhërrëfyesi për paraqitjen e juaj shpirtërore. Reflektimi mbi mençurinë e thjeshtë që gjendet brenda nesh dhe mësimin e mënyrave të reja për ta zbatuar atë në jetën tonë të ndërlikuar, të kompletuar me përgjegjësitë, betejat, ëndrrat dhe marrëdhëniet. Mim’s Tricks ka për qëllim të jetë një burim kryesor për paqen dhe lumturinë, në komunitetin tonë simpatik. Emri im është Mimoza Ymeri “Mimi”. Megjithëse e drejtoj këtë rubrike, nuk është e imja. Është e jona. Nuk është për mua. Është për ne. Tregimet tuaja dhe mençuria juaj kanë po aq kuptim të plotë dhe janë të dobishme sa e imja. Do të gjeni postime rreth lumturisë, dashurisë, marrëdhënieve, ndryshimit, kuptimit, ndërgjegjësimit, spiritualitetit, yoga’s, thjeshtësisë, minimalizmit, lënies së lirë dhe trajnimit të jetës. Pjesa më e madhe e saj ka rrënjët e saj në Life Coach. Bëhet fjalë për ide që kanë kuptim dhe bëjnë ndryshime të mëdha – luajnë një rol të madh në ndryshimin e perspektivës sone për veten, jetën dhe botën tonë. Faleminderit që ndani dritën tuaj. Ju bëni një ndryshim, dhe ju jeni të vlerësuar!

Leave a Reply

%d bloggers like this: