Jeta

Çfarë duhet të dini para se të shkoni në bregdet me fëmijë

Edhe pse tani jemi duke u ngrirë së ftohti 🤧, prej javës tjetër temperaturat do të ngriten dhe më në fund pritet të kemi verë! Gjithashtu, duke pasur parasysh se korriku dhe gushti janë muajt në të cilët shumica e familjeve nisen për bregdet, do t’i ndaj në blog këshillat më të rëndësishme të cilave duhet t’iu përmbaheni gjatë pushimit veror – duke filluar nga kremi më i mirë kundër djegies nga dielli, e deri te gjërat që duhet t’i keni parasysh kur të shkoni në det.

Cili është kremi më i përshtatshëm për mbrojtje nga dielli për fëmijët?

20180603_100013.jpg

Unë e rekomandoj sprejin kundër diellit nga Sebamed. Pse sprej? Për shkak se është më praktik për të lyer trupin e fëmijës me të. Pse Sebamed? Sepse është produkti më i sigurt në tregun tonë, me vlerën pH 5.5 dhe vitamin E që ka efekt mbrojtës nga dëmtimi prej rrezeve të diellit. Spreji fillimisht tundet para përdorimit dhe lëkura e fëmijës (prej fytyrës e deri tek gishtat e këmbëve) lyhet rreth 20 minuta para ekspozimit në diell, në mënyrë që ky sprej të ketë efektin maksimal në momentin kur fëmija ekspozohet në diell.

IMG_0086

Këtë vit e filluam verën me pushime në Ulqin dhe moti ishte më i ngrohtë se që është zakonisht në ditët e para të qershorit, prandaj orari ynë ishte prej orës 08:00-11:00 në plazh, 11:00-16:30 në dhomë për gjumin e ditës dhe 16:30-19:00 sërish në plazh. Gjatë kohës që e kaloni në plazh, duhet të keni parasysh disa gjëra:

  • Lyeni tërë trupin e fëmijës me sprej Sebamed me faktor 50 kundër diellit (edhe trupin e juaj me Sebamed për të rritur)
  • Evitoni sa më shumë ekspozimin direkt në diell gjatë mesditës
  • Herët në mëngjes ose në diellin e pasdites ekspozimi ndaj diellit ka efekt pozitiv ngase ndikon në rritjen e vitaminës D
  • Vendosini gjithmonë kapelë në kokë fëmijës
  • Mbani ujë dhe lëngje tjera me vete, për shkak se dehidrimi shkaktohet nga nxehtësia dhe larja në det
  • Me rastin e futjes në ujë, mos harroni t’i vendosni pelenë fëmijës (nuk dëshironi të shihni jashtëqitje fëmijësh duke notuar mbi ujë🤢)
  • Kova për të lozur me rërë dhe mbledhja e guacave të bukura janë dy gjërat e preferuara të fëmijëve në plazh!

Gjithashtu sigurohuni që para se të niseni për pushim, me vete keni:

  • Krem për shërimin e skuqjes nga dielli (pas përdorimit të sprejit Sebamed kundër skuqjes, nuk më është dashur ta përdori fare kremi për shërim të djegies, por megjithatë rekomandohet ta merrni me vete)
  • Sirup si Ben-u ron dhe Nurofen;
  • Probiotik Lactis B për sistem të tretjes;
  • Leukoplast;
  • Sprej antibiotik për trajtimin e prerjeve të lëkurës në rast rrëzimi
  • Pelena dhe salveta të lagura

Me Anikën shkojmë në bregdet prej kur i kishte vetëm 3 muaj, natyrisht pasi isha konsultuar edhe me mjekun. Pasi që shumicën e rasteve kemi udhëtuar me veturë dhe rruga është më e gjatë, më duhet të marr me vete më shumë gjëra për ta argëtuar gjatë udhëtimit, si p.sh. lodrën e preferuar, 2-3 libra të saj dhe ushqimet e saja të preferuara. Madje, herën e fundit kam shkarkuar në telefon video me filma vizatimorë për fëmijë, të cilat i ka shikuar kur është mërzitur gjatë rrugës – gjithmonë e ulur në ulësen e saj.

IMG_0048

Leave a Reply

%d bloggers like this: