Jeta

Brinta – mëngjesi holandez për fëmijë të shëndetshëm!

Një prej arsyeve pse holandezët janë ndër popujt më të shëndetshëm dhe më të lumtur në botë, përpos që e përdorin shumë bicikletën, sigurisht duhet të jetë edhe fakti se për mëngjes hanë drithëra. Këtij mëngjesi të pasur me fibra, vitamin B dhe hekur, holandezët tradicionalisht i thonë brinta. Kuptimi i kësaj fjale është Breakfast Instant Tarwe – Mëngjes i shpejtë prej grurit, emëruar në anglisht për nder të forcave ushtarake angleze dhe amerikane që ishin stacionuar në Holandë në 1944-tën.

IMG_0002

E ngjashme me qullin tonë ose me drithërat që i konsumojnë bebet, Brinta holandeze gjendet edhe në tregun tonë, më saktësisht në Meridian Express. Unë e mora, e kombinova me qumështin e orizit Bjorge, pasi që nuk kisha qumësht të freskët lope në shtëpi dhe e shijuam këtë mëngjes vegan e holandez me Anikën midis Prishtinës!

IMG_0022

E krijuar nga gruri integral i paprocesuar, Brinta është mëngjesi ideal dhe i bluar në mënyrë të sigurt për fëmijën tënd, e thënë sinqerisht, i këndshëm dhe opsion i mirë për mëngjes edhe për prindërit që dëshirojnë të marrin fibra dhe vitamin B në mënyrë natyrale.

Leave a Reply

%d bloggers like this: