Ditar

2 gjërat kryesore pa të cilat nuk nisesh në pushim

Prej gjërave të para që i marr me vete kur nisem për pushim, janë pelenat e Anikës. Kështu jemi të sigurt kudo që qëndrojmë dhe bëjmë pushim pa asnjë brengë!

Por, teksa flas për pushimet dhe udhëtimet me fëmijë, dua të flas për një gjë që fëmijëve të vegjël iu ndodhë zakonisht në pushim – bëhen kaps.

Për ta parandaluar konstipacionin apo kapsllëkun, ditën kur udhëtoni jepini fëmijës Probiotik. Mund të jetë lactis ose thjeshtë kos, pasi që kosi përmban probiotik. Për fëmijët mbi 12muaj, probiotik gjeni në barnatore në shishe të vogla dhe ia jepni 1 shishe në 24 orë – gjithmonë duke u konsultuar me mjekun ose me farmacistin. Ndërsa për fëmijë më të vegjël se 12 muaj, ose nëse për ndonjë arsye nuk preferoni t’i jepni lactis, mirë është që fëmija të konsumojë kos në ditën e udhëtimit dhe gjatë gjithë qëndrimit tuaj në det. Probiotikët ndihmojnë sistemin tretës që të funksionojë më mirë, duke e mbrojtur florën e zorrëve. Probiotikët, jo vetëm që përmirësojnë gjendjen e kapsllëkut, por edhe në rast të diaresë. Prandaj, ushqimet e pasura me probiotik janë ndihma më e madhe që mund ta merrni në verë.

Pra, që të bëni pushim kualitativ dhe të jeni rehat në det këtë verë, mos harroni të merrni probiotik dhe mjaft Pelena Pingo me vete. Me konsumim të probiotikëve, pelena do të jetë e mbushur plot dhe fëmija juaj nuk do të ankohet nga dhembjet e barkut.

Për të lexuar më shumë rreth probiotikëve, klikoni këtë link: http://agroweb.org/archive/?id=10&l=1351

P.S. jeta është më e bukur kur i ke syzet mbrapsht 🙃

Leave a Reply

%d bloggers like this: