Jeta

Kur është koha e duhur për t’ia hequr pelenën fëmijës?!

Shumica e prindërve ia largojnë pelenën fëmijës kur i mbush 18 muaj, e disa e zgjasin deri në 3 vjet. Në vendin tonë, sa kam dëgjuar prej nënave më të vjetra, zakonisht preferohet që gjatë stinës së verës t’i largohet pelena, për shkak të evitimit të ftohjes gjatë qëndrimit pa mbathje në ditët e para të largimit të pelenës. Disa prindër në botë kanë filluar një metodë të re me të cilën ia heqin pelenën fëmijës qysh prej 4 muaj. Ata i rrinë gati fëmijës kur e ka kohën që të kryejë nevojën dhe e vendosin drejtë në oturak. Edhe pse dikush mund të thotë “punë e madhe, tek e fundit jashtëqitje është”, kjo metodë nuk është aspak e preferueshme, për shkak se e eliminon komunikimin në mes të fëmijës dhe prindit rreth një nevoje fiziologjike që ndërlidhet me ndjenja dhe gatishmëri fizike e psikike – të cilat përfundimisht ndikojnë shumë në krijimin e personalitetit të fëmijës, posaçërisht pasi ndodh në periudhën prej lindjes e deri 3-4 vjet.

Sidoqoftë, shenjat që tregojnë se fëmija është gati për heqjen e pelenës, duhet t’i ketë secili fëmijë para se të ndërmerret një hap i tillë. Në të kundërtën, kur heqja e pelenës bëhet pa qenë fëmija gati, kjo do të jetë një traumë, prandaj shumicës së fëmijëve p.sh. iu ndodhë që deri në një moshë më të madhe (5-7 vjet) të vazhdojnë të lagin shtratin gjatë natës.

Cilat janë shenjat fizike të gatishmërisë?

  • Fëmija ka jashtëqitje të formuar, përafërsisht nëkohë të njejtë gjatë ditës dhe nuk e bën gjatë natës
  • Nuk e lag pelenën së paku 1 deri 2 orë ditën, ose zgjohet nga gjumi me pelenë të thatë. Kjo tregon se muskujt e fshikëzës së urinës i janë forcuar dhe është në gjendje ta mbajë urinën.
  • Mund t’i ulë vetë ose me pak ndihmë pantallonat
  • Shfaq interesim për të shkuar në tualet

Cilat janë shenjat në sjellje që tregojnë gatishmëri?

  • Tregon kënaqësi kur dikush i thotë “Bravo”
  • Demonstron dëshirë për të qenë i/e pavarur
  • Ndjehet jo-rehat kur e ka pelenën e përlyer

Cilat janë shenjat konjitive të gatishmërisë?

  • Mund të kuptojë pyetjet ose instruksionet. Si p.sh. “A ke nevoje të shkosh në tualet?”
  • Jashtëqitjes i thotë me emër (p.sh. çiçi)
  • Është i/e vetëdijshëm/me se po e kryen nevojën. P.sh. nëse është duke lozur ndalon për një minut, ose fshehet që ta kryejë nevojën, ose thjeshtë tregon që po e kryen nevojën.
  • Tregon se i ka ardhur nevoja ende pa e kryer.

Anika ende nuk i tregon të gjitha shenjat e gatishmërisë për heqje të pelenës. Por, nuk e kam me urgjencë, sepse është rehat me pelenat Pingo dhe nuk kemi nevojë t’i heqim. Për mua është më me rëndësi të rris fëmijë që zhvillohet në ambient të shëndoshë, se sa t’ia heq pelenën vajzës sime sapo i mbush 2 vjet. Kur t’ia heq pelenën, do ta shkruaj përvojën tonë me këtë gjë, por si duket do të presim edhe pak për këtë shkrim 🙂

IMG_20180201_184514.jpg

.facebook_1514373293818.jpg2548362.jpg

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: