Jeta

A kam nevojë t’ia ndërroj bebes pelenën gjatë natës?

Rutina e gjumit të natës është një nga gjërat kryesore të rritjes së fëmijës, prandaj cështja e ndërrimit të pelenës gjatë natës është mjaft e komplikuar!

Padyshim se nuk jam “eksperte”, por nga ajo që e kam parë duke rritur një fëmijë që tashmë i ka 2 vjet dhe duke u nisur edhe nga artikujt e shumtë që i kam lexuar lidhur me ndërrimin e pelenës gjatë natës, përgjigja ime do të ishte kjo:

Nëse beba juaj vetëm ka urinuar, dhe atë jo aq shumë sa për ta mbushur pelenën, mund ta lini të flejë deri sa të zgjohet vetë. Pasi të zgjohet për të pirë, ia ndërroni pelenën.

Kjo patjetër vlen nëse fëmija juaj nuk ka lëkurë tejet të ndjeshme dhe për momentin nuk ka skuqje/irritim të lëkurës në zonën e pelenës. Në rast të kundërt, atëherë padyshim se rekomandohet ndërrim i shpeshtë i pelenës – edhe pse sigurisht se do t’i prishet gjumi i natës.

Unë Anikës nuk ia ndërroj pelenën natën, për shkak se ajo tani nuk pi gjatë natës dhe urinimin e ka më të pakët. Gjithashtu, për Anikën përdori pelena Pingo të cilat e kanë nivelin e lartë të absorbimit. Nëse përdorni pelena Pingo dhe fëmija juaj nuk ka lëkurë të ndjeshme, nuk keni nevojë ta zgjoni prej gjumit për t’ia ndërruar pelenën (po them “ta zgjoni prej gjumit” pasi që shumicës së bebeve iu del gjumi gjatë ndërrimit të pelenës). Kjo ju ndihmon edhe në krijimin e një rutine të gjumit tek fëmija, pasi që fëmija juaj nuk mësohet të zgjohet shpesh natën.

Eshtë me rëndësi që para gjumit ta pastroni fëmijën, t’ia vendosni pelenën Pingo dhe ta lyeni me kremin kundër skuqjes – fëmija juaj do të flejë si një engjull 🙂

Leave a Reply

%d bloggers like this: