Jeta

Çfarë është Green Steam Kosova?

Sot po ndaj me ju një përvojë të shkëlqyeshme që e kam pasur me pastrimin e banesës. Pasi që po them se është e shkëlqyeshme, ju merr mendja që nuk kam qenë unë ajo që ka pastruar 🙂

Në fakt, me Green Steam Kosova, një ekip i tërë prej 6-8 personave angazhohen për ta pastruar shtëpinë me “pastrim gjeneral”.

Si pastrohet shtëpia/lokali me Green Steam?

Green Steam pastrojnë me avull. Do të thotë se vendet në të cilat dora e njeriut nuk ka qasje, por që fatkeqësisht pluhuri mbledhet më së shumti aty, pastrohen me avull dhe me preparate 100% eko dhe dezinfektuese.

Ky pastrim bëhet një herë në 6 muaj për shtëpi, dhe i largon të gjitha bakteret, mykun, si dhe aromat e pakëndshme. Dezinfekton shtëpinë në mënyrën më të shëndetshme.

Duke qenë vetë nënë, e di sa vështirë është ta pastrosh shtëpinë ashtu si dëshiron. Më Green Steam, e pastron një herë rrënjësisht, e pastaj e ke më të lehtë ta mirëmbash – prandaj e rekomandon Green Steam një herë në gjashtë muaj.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: