Jeta Shëndeti Ushqimi

Ku ha ushqim të shëndetshëm në Prishtinë?

Të gjithë e dimë se ushqim si në shtëpi nuk ka. Por, edhe gatimi në shtëpi do kohë, lodhje dhe në fund gjithë ato enë për t’i larë! Unë e kam gjetur një vend ku shkoj së paku një herë në javë me familjen time dhe aty hamë ushqim të shëndetshëm e cilësor, pa u lodhur fare as unë e as Kastri me pjesën e gatimit apo të enëve.

Ky vend është Meridian Kitchen në Meridian Express në Arbëri!

Këtë herë, ne i kombinuam disa sallata dhe morëm fokaca me domate e ullinj (pogaçe italiane😊).

  • Sallata me kus-kus, spinaq, mish pule dhe tomatina

  • Sallata me qiqra (naut), mollë, domate, trangull, qepë dhe karrotë

  • Pasta të ftohta me tuna dhe perime

  • Fokaccia

Unë dhe Kastri jemi gurmanë dhe gjithmonë dëshirojmë të provojmë gjëra të reja e të shijshme (siç po duket, Anika s’ka pasur ku të ngjajë ndryshe). Vlerësimi ynë pas kësaj dreke ishte: Shkëlqyeshëm!

Leave a Reply

%d bloggers like this: