Kjo recetë e kupëzave me mollë që duken si trëndafila, është e lehtë dhe e shijshme.
Përgatitja:
- Brumin e ngrirë, që shitet në pothuajse secilin dyqan ushqimor, e shtrini me tëholluese edhe e preni në katrorë sa për t’i zënë në forma të muffinave.
- Ndërkohë 4 molla i preni, i vendosni në zjarr me gjalpë, pak sheqer të kaftë, kanellë dhe arrë muskati. I leni në zjarr deri sa të zbuten dhe të karamelizohen (unë e mbuloj tiganin me kapak për t’i lënë më të lëngshme)
- E zbrasni masën e mollave në brumin që e keni vendosur në forma të muffinave dhe i pjekni në furrë 180°C për 20 minuta.
Ju bëfshin mirë! 🙂