Jeta Moda

Kur vajza ime e zgjedhë vetë veshjen e saj

Gjatë javës së fundit, e kam filluar një sfidë me Anikën: e kam lënë të zgjedhë vetë veshjen e saj për 7 ditë. Të gjithë ata prindër që kanë fëmijë 2 vjeçar e dinë se sa e vështirë është t’ia lësh një 2 vjeçari në dorë të vendosë për diçka 😂. Sidoqoftë, më shumë për këtë sfidë dhe për arsyen pse e kam filluar, do të shkruaj së shpejti, por sot do të ndaj vetëm një detaj që më bëri përshtypje.

Sot, Qupi ka zgjedhur të veshë vetëm një maicë dhe Pelenën Pingo.

Gjatë këtyre ditëve të sfidës pelena ishte “veshja” që nuk e ndërronte as me fustanin më të preferuar. Anika e ka kuptuar rëndësinë e pelenës në këtë fazë të fëmijërisë (plus që Anika as nuk e ka ndërmend ta heq pelenën së shpejti 🤦‍♀️).

Gjesti i sotëm, ishte aprovim nga fëmija im për pelenat që unë i kam zgjedhur për të. Gjatë gjithë kësaj kohe prej kur kam filluar t’i përdori pelenat Pingo për Anikën, kam pasur shumë arsye pse këto janë pelenat më të mira. Por, është krejt tjetër nivel i kënaqësisë ndaj një produkti kur e kupton se edhe fëmija yt e dashuron atë!

Anika ende nuk e kupton çfarë do të thotë të kesh pelena ekologjike, pa kemikate e që e thithin lagështinë në mënyrën më të përsosur – ajo thjesht ndjehet mirë në to dhe pavarësisht a dëshiron të veshë rroba apo jo, pelena Pingo është gjithmonë zgjedhja e saj!

Leave a Reply

%d bloggers like this: