Jeta Ushqimi

Bukë me pesto

Vikendi po afrohet, prandaj kjo është koha e duhur për të ndarë një recetë tipike të vikendit. Bukë ose pogaçe me pesto, ideale për t’i kombinuar me speca për mëngjes, me pak djathë për çaj të pasdites, ose me proshutë për meze të mbrëmjes… ose si unë e Qupi: për tërë ditën! E mira e kësaj recete është se gatuhet me miell pa gluten, të cilin në Kosovë e kemi të brendit Schar.

Çfarë ju nevojitet:

 

1 gotë miell Schar pa gluten

1 gotë kaçkavall i grimcuar

2 vezë

3 lugë të gjellës gjalp i zbutur

2 lugë të gjellës Pesto Genovese – Granoro

1 lugë e mesne pluhur hudhre

1/2 lugës sodë buke

Përgatitja:

Fillimisht shkrini gjalpin ne tigan. Përzieni vezët, kaçkavallin, gjalpin e shkrirë dhe peston në një enë. Pastaj shtoni miellin me sodë buke (ose pluhur për pjekje) dhe pluhur hudhre. E përzieni mirë deri sa masa të bëhet homogjene. Në toptha e vendosni brumin në tepsi:

Lëreni të pjeket në 200°C për rreth 20 minuta.

Produktet i gjeni të gjitha në Meridian Express.

Ju bëftë mirë 😋

 

20180401_160828-01.jpeg

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: