Jeta

Prejardhja e produkteve që i përdorim për bebet

Nuk e di se sa e shpeshtë është kjo, por unë e kam një “fiksim” për të shikuar gjithmonë vendin e origjinës dhe vendin e prodhimit të produkteve që i përdorim në familje.

Për shembull, për pulat ose mishin e viçit të fshatit, interesohem se për cilin fshat bëhet fjalë – sa më larg urbanizmit aq më bio. E njëjta vlen edhe për frutat dhe perimet.

Për produktet që vijnë nga jashtë, sigurohem që janë nga një shtet ku ka kontroll mbi produktet që i prodhojnë, ku përdorin mjete të sigurta që produkti final të jetë i qëndrueshëm dhe pa kemikate.

Është pak e vështirë, por po ju jap një shembull:

Për disa brende botërore të pelenave që shiten në Kosovë, vërehet dallimi nga ato që shiten në Evropë. Disa lloje të tjera kundërmojnë erë plastike.

Kjo është arsyeja pse unë për Anikën i përdori pelenat zvicerane Pingo, të cilat prodhohen pa përdorimin e kemikateve, në mënyrë ekologjike dhe nuk përmbajnë materie të dëmshme për lëkurën e fëmijës. Nuk kanë aromë dhe janë të buta si pambuk. Për më tepër, ky prodhim zviceran garanton se pelenat Pingo e mbajnë lagështinë edhe 12 orë. Prandaj Qupi i do shuuummmë 🙂

IMG_20180211_101331.jpg

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: