Sot po ndaj një recetë të lehtë dhe të mrekullueshme që e gjeta rastësisht tek recetat e Jamie Oliver 🙂
Çfarë ju nevojitet
1 paketim Njoki (Gnocchi) – i gjeni në Meridian Express të brendit Granoro
50 gr djathë i kaltër (Gorgonzola)
Një qepë
Një dardhë
2 lugë gjelle pavllakë (sipas recetës origjinale creme fraiche)
Përgatitja
Preni qepën dhe dardhën dhe i vëni në zjarr me pak vaj
Shtoni gorgonzolën dhe pavllakën, kripë e piper sipas shijes.
Njokit i zieni sikurse pastat, vetëm se njokit zihen përafërsisht për 2 minuta – e vëreni që janë zier kur ato dalin në sipërfaqe. Njokit e ziera i vendosni në tiganin e salcës.
Shija që merr është pak e hidhur, e përzier me ëmbëlsinë e dardhës.