Jeta Moda

Ëndërr e një dite pranvere

Kur e mendoj përvojën time si nënë dhe momentet që i kalojmë me Anikën, më duket se jam në një ëndërr të bukur.

Prandaj dëshiroj që momentet dhe ditët e ndryshme t’i ruaj me fotografi dhe postime në blog. Për ta dokumentuar një ditë me Qupin në ëmbëltoren “n’Cupcake” te shkolla fillore Elena Gjika në Prishtinë, më ndihmoi fotografi Taulant Arifi (bambisphoto në instagram) me photoshoot-in që e realizoi. Anika si çdo herë, edhe në këto fotografi është serioze – ky është thjesht qëndrimi i saj. 😉

Në këtë photoshooting Anika ka veshur një xhakete bomber, xhemper të bardhë me vija dhe pantallona me lule. Kombinimin “vija dhe lule” e hasim rrallë, por është një nga kombinimet e mija më të preferuara – sidomos tek fëmijët. Duke iu përmbajtur toneve të njëjta të ngjyrave, me një kombinim të tillë mund të bësh diçka jashtë të zakonshmes dhe prapë të duket bukur. Ndërsa unë kam veshur xhemper të hollë ngjyrë rozë e ndritshme me mëngë të gjëra tek kyçi i dorës dhe pantallona me lule.

Ne çmendemi pas pantollonave me lule këtë pranverë! Kur i kemi të njëjta, na pëlqejnë edhe më shumë 🌹

Për ta bërë të njëjtin kombinim dhe për ta parë koleksionin pranveror, shkoni në Lindex në Albi Mall dhe Grand Store.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: