Jeta Shëndeti

KUJDES! Jo të gjitha produktet higjienike për bebe janë të sigurta!

Pse duhet të kemi kujdes në përzgjedhjen e produkteve higjienike për beben?

Kur jemi tek shampot dhe losionet e kremërat e ndryshme për lëkurën e ndjeshme të foshnjës, në treg kemi produkte të ndryshme me çmime të ndryshme. Por, shpesh produktet që i përdorim mund të shkaktojnë të skuqura në fytyrë dhe gjendje të ndryshme të lëkurës, që janë alarm për ndryshim të menjëhershëm të produktit higjienik. Por, ajo që nuk e kemi ditur është se nganjëherë mund të shkaktohet rënie e përgjithshme e imunitetit vetëm për shkak të përdorimit të një produkti jo të sigurt për beben tuaj. Pse ndodhë kjo? Për shkak se produktet që nuk janë të specializuara në mbajtjen e vlerës së lëkurës pH 5.5 e asgjësojnë shtresën mbrojtëse të lëkurës – e me asgjësimin e kësaj shtrese humbet edhe mbrojtësi kryesor i jashtëm i foshnjës.

Shtresa mbrojtëse e lëkurës së bebes (acidi natyral) krijohet në javët e para pas lindjes dhe është me rëndësi që kjo shtresë mbrojtëse të mos dëmtohet nga produktet higjienike që përmbajnë kemikate. Në mënyrë që kjo shtresë të kryejë funksionin e saj mbrojtës, duhet përdorur produktet higjienike të specializuara në këtë fushë.  Unë, si shumë nëna tjera në tërë botën, kam zgjedhur produktet e brendit Sebamed për të pastruar dhe ushqyer lëkurën e njomë të bebes sime. Përmbajtja e produkteve të Sebamed është në linjë me vlerën pH.5.5.

Çfarë është pH 5.5?

Kjo vlerë tregon se lëkura e juaj është e shëndoshë, pa alergjenë dhe pa rrezikime nga faktorë të jashtëm apo të brendshëm në mirëqenien  e saj. Pra pH në shpjegimin e thjeshtë, merret si një masë matëse dhe kur kjo vlerë është 5.5 do të thotë se lëkura e juaj ose e bebes suaj është krejtësisht e shëndoshë. Ky është edhe qëllimi i Sebamed, prej ditës së pare. Sebamed funksionon në lëkurën e bebes suaj për ta mbajtur  vlerën e cila tregon se lëkura është e shëndoshë. Madje, Sebamed luan edhe rol shërues për lëkurën që është “sulmuar” nga kemikatet e një produkti tjetër. Kam pasur vetë rastin kur një nga brendet më të shtrenjta të higjienës për foshnjet që shiten në Prishtinë, i ka shkaktuar vrazhdësi dhe të skuqura në fytyrë Anikës, me të përdorur Sebamed, lëkura ka filluar të zbutet dhe të shërohet. Prandaj me bindje të plotë e rekomandoj Sebamed si produkt parandalues dhe shërues i problemeve të lëkurës.

Cilat janë produktet e Sebamed që unë i rekomandoj?

25073460_156815364938051_1687755551160198622_o

Baby Sebamed Bubble Bath: Qysh prej ditës së parë, fluskat e vërteta në vaskën e bebes suaj krijohen nga shamponi Bubble Bath. Për më tepër, është produkt i garantuar pa kemikate dhe përmban vlerën pH 5.5.

IMG-4dd2f2b116239376f48737d79a909e07-VSebamed Children’s Shampoo: Prej ditës së parë e deri në adoleshencë, shamponi për fëmijë Sebamed pastron dhe mbron skalpin dhe flokët e fëmijës suaj. Vlera pH 5.5 ndihmon në krijimin e shtresës fiziologjike të acidit që e mbron skalpin.

26910911_167159973903590_3692204182464719116_o

Baby Sebamed Diaper Rash Cream – për zonën e pelenës: Jo vetëm që parandalon skuqjen e zones së pelenës, por edhe e shëron atë në rast se është skuqur nga efekti i urines apo përdorimi i produkteve dhe pelenave jo të duhura. Vlera pH 5.5 e neutralizon ndikimin dëmtues të amoniakut që lirohet nga urina, duke e krijuar një shtresë në lëkurë që nuk e lë këtë substance dëmtuese të depërtojë me orë të tëra. Si masë parandaluese, Baby Sebamed Diaper Rash Cream e përdori një herë në mëngjes dhe një herë në mbrëmje. Ndërsa në rast se ka skuqje në lëkurë, preferohet të lyhet lëkura e bebes çdo herë pas ndërrimit të pelenës dhe pastrimit me ujë të vakët.IMG-77e3b22652e0a08600b536c3a30afac2-VBaby Sebamed Lotion: Me përmbajtje të kamomiles dhe lecitines (substancë që gjendet në vezë dhe në bimë me veti shëruese dhe dobiprurëse edhe kur përdoret për kozmetikë)  ky losion i lëkurës gjithashtu përdoret prej ditës së pare të foshnjës dhe mund të përdoret disa herë në ditë – varësisht se sa të thatë e ka lëkurën foshnja.

IMG-4728bec2901e9dfcbbeba7bab3168dfb-V

Baby Sebamed Protective Facial Cream: Kremi që e ka shëruar skuqjen dhe vrazhdësinë në fytyrën e Anikës qysh prej përdorimit të parë. Ky krem, në fakt është arsyeja kryesore pse i rekomandoj produktet e Sebamed. Me vitamin E dhe pantenol, vlerë pH 5.5 sikur të gjitha produktet tjera të Sebamed, është kremi më i sigurt për foshnje, në tregun tonë.

Produktet e Sebamed janë të testuara dermatologjikisht dhe janë të sigurta për përdorim madje edhe për personat e diagnostikuar me Neurodermatitis.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: