Çdo ditë e më shumë po flitet për pasojat e të ushqyerit me bukë të bardhë, të pasur me aditivë e konservansë. Megjithatë ekzistojnë lloje të shëndetshme të bukës, për të cilat thjeshtë nuk kemi pasur shumë informacion deri në ditët e sotme. Një nga këto lloje është buka e bimës me emrin Spelt.
- Cfarë është Spelt?
Spelt është një bimë e ngjashme me grurin, vetëm se për nga përmbajtja është e pasur me më shumë proteina, dhe e pa procesuar është më e shëndetshme se gruri. E pasur me fibra, proteina, vitamin B, magnez, zink e hekur, buka Spelt është një zgjidhje e dobishme për shëndetin e juaj.
Konsumimi i rregullt i Spelt kontribuon në evitimin e obezitetit, sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të Tipit 2.
Bukën Spelt për herë të parë e provova sot në mëngjes dhe e kombinova me fluskat e cokollatës De Ruijters.
Bukën Spelt me shijen interesante dhe dobitë e panumërta shëndetësore, mund ta gjeni në secilën prej pikave të Buka Bakery, ndërkaq për ta kombinuar me produktin holandez De Ruijter, fluskat e çokollatës i gjeni vetëm në Meridian Express – pasi që janë unike për tregun tonë.
Në të ardhmen do të ndaj edhe një postim të ëmbëlsirës me fluska çokollate De Ruijter 🙂