Jeta

Pesha dhe aktiviteti fizik postpartum

E di se të gjitha nënat pas lindjes së fëmijës, ndër të tjera, brengosen edhe për peshën trupore të tyre. Shumica prej nënave kanë vështirësi të kthehen në peshën që e kishin para shtatzënisë, e nënat si unë brengosen më shumë që pas lindjes nuk e kanë më  energjinë fizike sikur që e kishim para se të bëhemi nëna. Sado e lodhshme të jetë loja me fëmijë, sidoqoftë nuk kërkon aq përgatitje fizike dhe në fund të ditës nuk shpenzon aq kalori – edhe nëse rri gjithë ditën duke “vrapuar” pas fëmijës. Pra nënave si unë (që besoj se janë të shumta) iu nevojitet një angazhim si aerobiku ose pilates – ku shpenzon kalori, e në fund ndjehesh më mire se ta kishe bërë një orë gjumë të pasdites. Prandaj, po ndaj me ju një informacion shumë të rëndësishëm në të cilin unë hasa rastësisht dhe e ndjeva nevojën që ta ndaj me të gjitha nënat ndjekëse të blogut tim. 

Trajnerja e pilates dhe aerobikut, njëkohësisht krijuesja e recetave të shijshme dhe të shëndetshme në ekranin televiziv, Jehona Idrizaj Gjocaj  ka filluar tashmë të mbajë orë të PILATES & CARDIO në Fivestar Fitness në Arbëri.

28584716_1849702341729395_1964498936_o

 

KUR?
E hënë, e mërkurë dhe e premte. Grupi i paradites nga ora 10:00; grupi i pasdites nga ora 19:40.

KU?
Fivestar Fitness – Arbëri

SA?
20€ në muaj, si dhe ata që janë klientë të pilates marrin anëtarësinë një vjecare për vetëm 60€.

CILAT JANE BENEFITET E PILATES?
Ato janë të shumta: ndihmojnё pёr tё forcuar rezistencёn e forcёs qёndrore tё trupit; Pёrmirёsojnё fleksibilitetin nё trup; Vёnё nё levizje tё gjithë muskujt e trupit, efekti i saj deporton nga nёn-muskuj e mё pas për të konkluduar në sipërfaqe; Tonifikojnё muskujt nё krahё, kёmbё, shpinё dhe kraharor; Pёrmiresojnё qarkullimin e gjakut, gjё qё krijon mё shumё energji – frymemarrja ёshtё mё e lehtё, muskujt janё mё të stimuluar dhe trupi ёshtё mё i hapur.

Pilates mund të praktikohet nga çdokush, pavarësisht nga mosha dhe eksperienca, dhe ndihmon me humbjen e peshёs pasi që ka edhe ushtrime kardiovaskulare.

Për më shumë informata kontaktoni në numrin e telefonit +386 49 813 133.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: