Shëndeti

Pse duhet të përdorim produkte ekologjike?

Në ditët e sotme, përdorimi i produkteve ekologjike është më shumë domosdoshmëri se sa dëshirë.

Përderisa po jetojmë në një kohë kur për çdo ditë shohim lajme për ngrohjen globale dhe ndryshimet që po ndodhin në ekosistemin tonë, kjo është thirrja e fundit për ne që të fillojmë të përdorim produkte ekologjike – të jetojmë në mënyrë ekologjike.

Çfarë do të thotë të përdorësh produkte ekologjike?

Do të thotë të përdorësh produkte, për prodhimin e të cilave nuk është ndotur ajri, nuk është shpenzuar energji elektrike dhe ujë i pijshëm.

Të jetosh në mënyrë ekologjike do të thotë të ndërtosh një jetesë më të qëndrueshme, më të shëndetshme dhe do të thotë se po krijon vetëdijesim për të jetuarit e shëndetshëm. Pas gjithë këtij industrializimi në të cilin po jetojmë, të përdorësh produkte ekologjike do të thotë t’ia japësh jetës në Tokë edhe një shansë – t’ia japësh fëmijëve tuaj një mundësi për të jetuar në një ekosistem të shëndetshëm.

Si t’i dallojmë produktet ekologjike?

Në treg, produktet ekologjike dallohen sepse e kanë një mbishkrim ku thuhet se janë ECO. Ekologjike janë edhe frutat, perimet dhe drithërat organike, pasi që për prodhimin e tyre nuk përdoren makineritë për furnizimin me pesticide dhe hormone, të cilat janë të dëmshme për ekosistemin.

Në tregun tonë ekologjike janë edhe pelenat Pingo, për prodhimin e të cilave nuk shpenzohet energji elektrike – pra nuk dëmtohet ekosistemi. Kjo është edhe një arsye për të përdorur këto produkte: përveç që shihen dobitë tek fëmija juaj, me pelenat Pingo ju kontribuoni edhe në ruajtjen e ekosistemit!

Leave a Reply

%d bloggers like this: