Jeta Moda

Kafe me ëmbëlsirë

Të shtunën e kaluar, pranvera na dha përqafimin e parë. Ndonëse i kemi edhe disa ditë dimri, kjo kohë është plot energji pozitive se e dimë që vetëm ditë të ngrohta kemi përpara vetes.

Të shtunën e kaluar dola për kafe me ëmbëlsirën time, Anikën 🙂

Të dyjat u kombinuam me veshje nga koleksioni më i ri i Lindex dhe u ndjemë të freskëta e gati për fillim të ri – sikurse vetë pranvera!

Për kafe morëm edhe shokun tonë Taulant Arifin, i cili na realizoi këtë photoshooting të ëmbël. Për të bërë fotografi të juajat dhe të fëmijëve të juaj, Taulantin e gjeni në Instagram me emrin bambisphoto.

Ndërkaq ky vend kaq i lezetshëm ku e bëmë fotosesionin dhe pimë kafe dhe shijuam ëmbëlsira fantastike quhet L’espresso dhe gjendet përballë sh.f. “Elena Gjika”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: