+ benefitet e qumështit të orizit
Vikendi është vikend kur për mëngjes ka brumëra.
Këtë të dielë, për familjen time kam bërë palpeta amerikane, për të cilat nevojiten: 3 vezë, 200 gr miell, 200 ml qumësht, 1 pluhur për pjekje, pak gjalpë e shkrirë dhe 1 maje e lugës sheqer. Në madhësi dalin më të vogla se pallaçinkat tona.
Por, e mira e tyre është që shkojnë shumë mirë me sirup karamelin sipër – për të filluar ditën ëmbël e mirë. Këtë sirup, sikur shumë lloje të tjera të sirupave të ëmbël, e gjeni ne Meridian Express në Arbëri, tek pjesa e ushqimeve të brendit BIONA.
Ndërkaq, për mëngjes të pasur me vlera ushqyese (për t’u ndjerë më pak në faj nga palpetat) këtë gatim e shoqërova me qumësht orizi. Pse e konsumojmë qumështin e orizit? Benefitet kryesore janë këto:
- I pasur me vitamin B
- Pa yndyrë të hidrogjenizuar
- I pasur me hekur
- I pasur me antioksidante
Brendi më i ri i qumështit të orizit në tregun tonë është Bjorg dhe shitet në Meridian Express.