Jeta

Gjërat që duhet t’i keni në çantën e bebes

1. Pelena

5 pelena me vete, pavarësisht a do të jemi jashtë 1 orë apo 5 orë, 5 është maksimumi i herëve që e ndërroj Qupin, kështu që kaq pelena Anika i ka gjithmonë në çantë, prej kur ka lindur e deri sot. Pelenat që ne i kemi gjithmonë në çantë janë Pingo Pelena. Ndër të tjera, këto pelena janë shumë të lehta dhe nuk e rëndojnë çantën edhe po t’i fusësh 10 copë në të. Nganjëherë çuditem si e thithin aq shumë lagështinë, kur janë aq të lehta… eh, prodhim zviceran!

2. Salveta të lagura

Kur je jashtë shtëpisë me fëmijë, nuk mund t’ia ndërrosh pelenën pa salveta. Por, salvetat të duhen edhe në rast se fëmija prek ushqim me duar (dhe me fytyrë), e shumë shpesh të hyjnë në punë edhe për vete. S’ka salveta që pastrojnë më mirë se ato të bebeve, e s’ka salveta që pastrojnë më mirë se ato të Pingos!

3. Shtresa për ndërrim

Zakonisht të gjitha çantat e bebeve kanë në vete edhe një shtrese sfungjeri të hollë, që përdoret për ta shtrirë mbi të beben kur ia ndërron pelenën. Kjo është prej shpikjeve më të mira për bebe dhe unë e mbaj gjithmonë në çantën e Anikës.

4. Rroba shtesë

Një çantë e zakonshme e bebes i zë 2 palë geta, 2 palë pantallona (trenerka), 2 fanela të brendshme, 1 bluzë më të trashë, kapelë, çorape ekstra sa palë të duash, përparëse sa të duash, e çka ta dojë zemra! Unë gjithmonë i marr me vete nga 2 palë rezervë, sepse Anika është mjaft e talentuar në përlyerjen e rrobave, por nëse fëmija juaj nuk e ka aq të zhvilluar këtë talent, edhe nga 1 palë rezervë mjaftojnë.

5. Shishja e ujit

Shishen e ujit ia mbushi çdo herë plot Anikës para se të dal nga shtëpia dhe Anika e mban në dorë shumicën e kohës. Por, kur nuk është në dorë të Qupit, shishja e ka vendin në çantë.

6. Lodra

Deri sa Anika i mbushi 12 muaj, në çantën e saj e mbaja nga një lodër të gomës për shkak të daljes së dhëmbëve. Tash, ia marr me vete ndonjë kukull, libër të hollë, ose çfarëdo lodre që i intereson Qupit, por edhe që është e lehtë dhe nuk ma rëndon çantën.

Çanta ime u mbush me këto 6 gjëra esenciale. Ndërkaq, opsionale është edhe ndonjë snack si p.sh. banane ose mollë dhe jemi të gatshme për aventura!

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: